Çfarë është kanabisi mjekësor që Shqipëria do të legalizojë kultivimin e tij?

7 Prill 2022, 12:57Sociale TEMA

Çfarë është kanabisi mjekësor që Shqipëria

Në një intervistë që ka pasur më herët, Xheraldo Gjergji pjesë e grupit të punës për legalizimin e kultivimit të kanabisit mjekësor ka përkufizuar se çfarë është ky lloj i kanabisit.

"Nga ana ligjore është ai kanabis që në mënyrën se si rritet kalon në procese laboratorike dhe përdoret dhe shitet në farmaci, jo në markete, apo rrugë. Merret me recetën e mjekut, nuk do jetë në farmacitë shqiptare, por produkti shqiptar do jetë në farmacitë botërore.

Bëhet fjalë për një treg 55 miliardë dollarë, se i janë gjetur benefite mjekësore të kanabisi. Një ndër sëmundjet që kanabisi e mban në kontroll është epilepsia. Një fëmijë kishte kriza epileptike 3-4 herë në ditë dhe aktualisht në Amerikë janë disa brende, që përdor CBD përbërës në kanabis mjekësor", ka thënë me herët Gjergji.      

Kanabisi mjekësor vlerën më të madhe të përfitimit ekonomik e ka kur kthehet në vaj, pasi përdoret për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Sipas specialistëve nga një litër vaj kanabisi fitohen deri në 95 mijë euro. Të shumtë janë mjekët evropianë, të cilët në recetat e tyre në vendet që e lejojnë japin preparate me përbërje kanabisi.

Duhet thënë se disa nga efektet e bimës kur përdoret nga pacienti janë: lehtësimi i dhimbjeve kronike; përmirëson kapacitetin mushkërive; ndihmon në uljen e peshës; rregullon dhe ndalon diabetin; lufton kancerin, ndihmon në trajtimin depresionit; ka pasur rezultatet të mira te autikët;  përdoret të pacientët me epilepsi; rregullon kockat; është trajtim për glaukomën; lufton stresin; ngadalëson sëmundjen e Alzheimerit (humbja e kujtesës); ndihmon personat me probleme me alkoolin dhe ata që kanë probleme me stomakun./ Shqiptarja.com

3 Komente

  1. t
    turi

    Kanabisi mjeksor eshte nje lloj bime qe sherno shume semundje ,sidomos semundjet lindje -perendim!Ky eshte mbjellur e korrur per here te pare ne vitin 1964-65 ne Vietnam nga ata qe duan ta bellin sot ne Shqiperi.Eshte shume i dobishem per shoqerite ne veçanti sepse i hazdallis aq keq sa nuk kuptojne se kush iua fut e kush iua heq!Eshte vertet nje parajese e vertet.Lum kush e kupton perpara se ta perdore. Ky ndoshta do te jete fati me i madh per shqipetaret se do te ndihen te gjithe te sheruar nga plaget sociale .Uroj te legalizohet e mbillet sa me shpejt sepse me kete rast edhe djemt e Anglise do te rikthehen te gjithe ketu ne Shqiperi.Besoj se pas ketaj do pranohemi ne fam.Europiane.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Legalize it, don’t criticize it!

      Legalizimi dhe dekriminalizimi i plote i kesaj bime duhet bere menjehere në vendin tone. Ky aset u duhet hequr nga duart politikejve dhe trafikanteve sa me pare aq me mire!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ismeti

        Kush e perdor e perdor

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje