
Të shumtë janë besimtarët myslimanë që këtë muaj agjërojnë për Ramazan. I tillë është dhe 81-vjeçari Qazim Muçi.
Qazimi prej moshës 12-vjeçare agjëron çdo vit. Madje me vështirësi ka agjëruar në fshehtësi gjatë periudhës së komunizmit, kur ritualet fetare ishin të ndaluara nga shteti.
Ai tregon një rast të shkurtër të asaj kohe.
“Në ushtri në Shëmtir të Kolonjës, kur u ndalua feja erdhi shefi i sigurimit dhe bëri takim e foli kundër fesë. Në fund u tha se kemi dhe hoxhën efendi do i bëjmë një pyetje tha, se tani që t’u prish xhamia, ç’do besh ti? E unë u përgjigjja, prishe xhaminë po s’ke prishur zemrën”, tha Qazimi.
Plaku i devotshëm mysliman tregon se feja erdhi si shpresë për kombin, e sot si rrugë orientimi për mijëra të rinj.
“Që në ‘91 ndryshoi menjëherë. Feja ishte një dritë e izoluar dhe kur u hoq izolimi, shpërtheu. Të rinjtë e të rejat, fëmijët, 12-13 vjeç të gjithë mbajnë Ramazan, shpërthen besimi”, u shpreh ai.
Besimi sot i bën njerëzit më të mirë, thotë Qazimi.
“Ai që beson Zotin, që falet, e që agjëron e ka për gjynah të mbajë njerëzit nëpër gojë. Të sillet mirë me nënën me babën, me ambientin ku jeton, mëson shumë gjera. Feja e zbut njeriun, nuk vjen e keqja nga besimtarët”, tha ai.
Qazimi ka një mesazh për besimtarët myslimanë e jo vetëm.
“Mesazhi im është gëzuar për shumë vjet, një agjërim i lehtë, i të mirave materiale dhe i forcimit të besimit në Zotin, atë kemi më afër atë të kujtojmë kudo që shkojmë”, uroi Qazimi.
Erdhi prej turqve o arkadash qe na e dhane me zor duke na bere si vetja sidomos tani qe sheh vetem ezmera me mjekra,sy,rroba te zeza dhe tek tuk ndonj te bardhe me floke te celta ose te verdha dhe sy bojeqielli.Ah po harrova te them qe Shqiperia mban vendin e pare ne Evrope per perqindjen me te larte te biondeve me sy te zeza
Diktatura ndaloi fene, por nuk ndaloi njerezit te respektonin Ramazanin duke agjeruar. Besimi u ndalua ne publik dhe jo brenda familjes. Nuk eshte denuar njeri se ka agjeruar.