Promovimi i “Shkollës Qendër Komunitare” si një qasje shumaktoriale për komunitete të qëndrueshme

4 Prill 2022, 17:53Sociale TEMA

Promovimi i “Shkollës Qendër Komunitare” si një qasje

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, organizon Konferencën Kombëtare: Promovimi i “Shkollës Qendër Komunitare” si një qasje shumaktoriale për komunitete të qëndrueshme.

Përgjatë pesë viteve të fundit, IDM ka zbatuar me sukses qasjen shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare” në 16 shkolla të mesme të përgjithshme në të gjithë vendin. Gjithashtu, shkolla të tjera të mesme në Peqin, Vorë, Shijak dhe Bilisht, iu bashkuan aktiviteteve dhe iniciuan nisma lokale rinore.

Me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, IDM ndau përvojën e saj në zbatimin e qasjes shumaktoriale SHQKpërmes 9 takimeve rajonale me 140 shkolla të mesme në të61 bashkitëe vendit. Të pranishmit shprehën interes për përvojënSHQK, duke theksuar nevojën e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe institucioneve vendore.

Kjo konferencë është një mundësi për të nxitur bashkëpunimin midis aktorëve vendorë dhe të rinjve në përpjekjet për të krijuar komunitete më të shëndetshme dhe të qëndrueshme kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Të rinjtë do të kenë një hapësirë të veçantë në konferencë, duke prezantuar arritjet e tyre në zbatimin e planit shumaktorial të aktiviteteve në bazë shkolle,përmes nismave lokale dhe aktiviteteve të rrjetëzimit.

Përfaqësues nga institucionet vendore, përfshirë shkollat, do të prezantojnë rezultatet dhe ndikimin e kësaj përvoje në komunitetet vendore. Nga ana tjetër, përvoja ka mundësuar që shkollat të bëhen promovuesemë të fortatë zhvillimit social dhe vlerave demokratike.

Gjithashtu, kjo konferencë shihet si një mundësi për nisjen e bashkëpunimit dhe shtrirjen e qasjes Shkolla Qendër Komunitare në gjashtë bashki dhe shkolla të mesme të reja të vendit – Vau i Dejës, Peshkopi, Pogradec, Roskovec, Gjirokastër, Shkozë/Tiranë.

Pjesëmarrës: Ambasada e SHBA në Shqipëri; Ministria e Arsimit dhe Sportit; Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP); Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP); Qendra Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm; Përfaqësues nga Njësitë e Pushtetit Vendor; Drejtoritë Vendore të Policisë; Komunitetet Fetare; Shkollat e mesme të përfshira në projekt; Nxënës; Prindër; Organizata rinore; OSHC dhe aktorëtë interesuar në qasjen shumaktoriale SHQK.

Programi:

9:00- 9:30       Regjistrimi i pjesëmarrësve

9:30 – 10:00   Panair me punime të të rinjve (vizatime, punime artizanale, kostume popullore, aplikacione IT, foto dhe video nga aktivitetet e shkollave)

Vizitë në panair e Ambasadores së SHBA-së në Shqipëri, Ministres së Arsimit dhe Sportit dhe të ftuarve të tjerë

 

Sesioni i parë                      Moderuar nga znj. Anxhela Bruci

10.00 – 10:40  Eksperiencat e të rinjve në kuadër të qasjes shumaktoriale SHQK

 16të rinj ngashkollat e mesme në të gjithë vendin do të ndajnë përvojën e tyre lidhur me:

· Fushatat ndërgjegjësuese në komunitet kundër ekstremizmit të dhunshëm, trafikimit të qenieve njerëzore, bullizmit dhe fenomeneve negative në shoqëri;

· Pjesëmarrjen në proceset vendimmarrëse vendore duke u bërë zëri i shqetësimeve të komunitetit;

· Hapat e parë drejt një karriere të suksesshme përmes praktikave të punësimit dhe mundësive të zhvillimit profesional;

· Zhvillimi i produkteve dhe aplikacioneve inovative për të mbështetur kauzat sociale në nivel vendor;

· Rrjetëzimi i të rinjve dhe shkollave përmes aktiviteteve kulturore-sportive.

 

Sesioni i dytë    Moderuar ngaz. Sotiraq Hroni

10:40 – 11:00                      Fjalët përshëndetëse

· Z. Sotiraq Hroni, Drejtor Ekzekutiv | Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim;

· Evis Kushi, Ministër | Ministria e Arsimit dhe Sportit;

· Shkëlqesia e saj Znj Yuri Kim, Ambasadore | Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëShqipëri;

· Znj. Lejdi Dervishi, Drejtore | Qendra Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri.

11:00                 Foto në grup

11:00 – 11:30     Pushim dhe kafe

Sesioni i tretë      Moderuar ngaznj. Genta Hoxha

Pjesëmarrës në sesion: Përfaqësues nga institucionet qendrore dhe vendore të angazhuar në qasjen Shkolla Qendër Komunitare

11:30 – 11:45   Pyetësori irealizuar me të gjitha shkollat e mesme dhe aktorët e përfshirë në qasjen                                                             shumaktoriale Shkolla Qendër Komunitare në nivel vendor

· Rezultatet e dala nga pyetësori;

· Nevojat dhe shqetësimet e aktorëve vendorë lidhur me qasjen SHQK;

·  Ndikimi dhe arritjet e qasjes SHQK.

11:45 – 13:00     Këndvështrimi i institucioneve vendore si partnerë kyç në përvetësimin e qasjes SHQK në nivel vendor

·  Sfidat dhe mundësitë;

·  Reflektime nisur nga shembujt pozitivë;

·   Vizioni për të ardhmen.

 

13:00   Mbyllja e konferencës

 

 

Lini një Përgjigje