Mutacioni i ri i Covid, ISHP: Varianti BA.2 do të mbërrijë në Shqipëri për çështje ditësh, prek stomakun

1 Prill 2022, 18:29Sociale TEMA

Mutacioni i ri i Covid, ISHP: Varianti BA.2 do të mbërrijë

Në pak ditë, në vend pritet të qarkullojë një variant i ri i koronavirusit. 

Për A2 CNN, epidemiologu Artan Simaku shprehet: “Varianti BA2 është një nënvariant i Omicronit, që po qarkullon pothuajse në të gjitha vendet e Evropës. Është i ngjashëm me Omicronin, por ka një transmetueshmëri më të lartë”.

Përveç transmetueshmërisë më të lartë, nënvarianti BA2, në dallim me mutacionin Omicron të koronavirusit, shfaq disa simptoma të tjera: “Përveç kollës apo temperaturës, ka edhe prekje të stomakut”.

Instituti i Shëndetit Publik dërgoi pak ditë më parë në laboratorin e referencës në Gjermani disa mostra të dyshuara si të infektuara nga varianti BA2. Brenda kësaj jave, pritet edhe përgjigjja për të konfirmuar nëse në territorin e vendit po qarkullon ky mutacion i ri.

2 Komente

  1. L
    Lexuesi21

    Po per efektet e tij tek palloshi pse nuk tregoni...!!! Ha..ha...ha.....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kaurri realist

      ????????????

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje