
Reshjet e javës së shkuar duket se kanë dhënë efekte pozitive duke rritur nivelin e hidrocentralet e kaskadës së Drinit.
Nga pika kritike nën 259 metra që arriti pak ditë më parë, hidrocentrali i Fierzës ka arritur në 267.4 metra. Rritje ka edhe Komani dhe Vaun i Dejës.
Prurjet natyrore në kaskadë kanë rënë në raport me fundjavën pasi në Fierzë llogariten 400 metër kub për sekondë. KESH njofton se prodhimi ditor në të tre HEC-et është 9663 Megavat orë.
Lini një Përgjigje