
Bordi i Transparencës i mbledhur vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Sipas vendimit të bordit, nafta do të shitet me 233 Lekë/litri, ndërsa benzina me 209 Lekë/litri.
“Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në datë 12.04.2022, si më poshtë:
221 Lekë/litri për gazoilin;
197 Lekë/litri për benzinën;
103 Lekë/litri për për gazin e lëngshëm të naftës
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në 12.04.2022, si më poshtë:
233 Lekë/litri për gazoilin;
209 Lekë/litri për benzinën;
115 Lekë /litri për gazin e lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).”, thuhet nw vendimin e bordit.
“Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 5 prill, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim”.
O hajduti i Lindes , kush vjedh fukarane eshte legen.
Duhet te mos harrojme qe eshte kohe krize, dhe kriza po menaxhohet me se miri duke par dhe vendet e tjera ???????????????????????? bravo do e kalojme dhe kete krize bashk
Ju lutem a do beni rolin e medias, dhe te thoni realisht nga cfare varen cmimet e naftes, edhe mos ta ktheni cdo gje ne politike qe te kapni ndonj klikim me shume
nafta nuk ka nje cmim stabel dhe eshte levizes nafta gjithmon do ket ulje ngritje te cmimit . ne keto momente ne ndodhemi ne moment te keq dhe populli duhe te duroj pak dhe cmimet do te jen me standarte
Nuk eshte faji i Z.kryeminister per rritjen e cmimit te naftes.Cmimi po rritet ne te gjithe boten.Qeveria jone po ben cmos per permiresim
cmimi naftes nuk eshte stabel dhe gjithon do ket ulje ngritje cmimesh . ne ndodhemi në momente te keqia dhe populli duhet te duroj pak qe cmimi te iki ne stabilitet perseri
cmimi naftes nuk eshte stabel dhe gjithon do ket ulje ngritje cmimesh . ne ndodhemi në momente te keqia dhe populli duhet te duroj pak qe cmimi te iki ne stabilitet perseri