Radha e automjeteve në pikën kufitare të Qafë Thanës ka arritur mbi 1 kilometër, duke sjellë vonesa deri në një orë për kalimin e kufirit.
Kjo situatë është shënuar në ditën e parë të muajit dhe sipas policisë kufitare, ishte e pritshme për shkak të fluksit të shtuar të udhëtarëve që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar si destinacion pushimesh.
Autoritetet kufitare po punojnë me kapacitet të plotë për të përballuar këtë fluks dhe për të minimizuar kohën e pritjes.
Lini një Përgjigje