Ndërsa vendet e tjera parashikojnë dhe parandalojnë zjarret qënë dimër, Shqipëria reagon vetëm kur flakët kanë nisur. Ky ështëçmimi i një mungese të vazhdueshme planifikimi që përsëritetçdo verë me pasoja gjithnjë e më të rënda.
Zjarret që përfshinë Shqipërinë këtë verë nuk ishin as tëpapritura, as të pashmangshme. Përmasat e tyre dramatike janëtregues i një modeli që përsëritet çdo vit, por që vazhdon të mosmerret seriozisht. Për të kuptuar më mirë nëse kjo është njëanomali shqiptare apo pjesë e një tendence më të gjerë, mjaftontë shikojmë përtej kufijve tanë.
Në rajonin mesdhetar, përfshirë Greqinë, Spanjën, Portugalinë, por edhe më larg – në Kanada apo Australi – zjarret janë tashmënjë pjesë e pritshme e cikleve klimatike. Por ndryshe ngaShqipëria, këto shtete nuk presin muajt e verës për të reaguar. Sepse, siç ka treguar studimi i publikuar në vitin 2023 ngaInstituti Ndërkombëtar për Zjarrin dhe Ekosistemet (IAWF) përrastin e Greqisë, rreziku i zjarrit nuk lind në korrik apo gusht, por shumë më herët – në dimër.
Një dimër me reshje të shumta nuk përbën një siguri, porpërkundrazi, një paralajmërim. Lagështia e dimrit ushqen rritjene vrullshme të bimësisë në pranverë – shkurre, barishte, ferrishte– të cilat në muajt e nxehtë kthehen në karburant të thatë, tëgatshëm për t’u ndezur. Ky është një cikël tashmë idokumentuar shkencërisht dhe i konfirmuar nga përvojandërkombëtare.
Në këtë kontekst, Greqia ka nisur të veprojë në mënyrëproaktive. Që në muajt e pranverës, autoritetet atje krijuan hartate riskut, kufizuan qasjen në zonat e rrezikuara, dislokuan njësi tëpërkohshme zjarrfikëse, nisën të monitorojnë situatën me dronëdhe instalojnë sisteme paralajmëruese për bimësi të tejtharë. Gjithashtu, zbatuan masa parandaluese si pastrimi i nënpyjeve, prerjet strategjike dhe djegiet e kontrolluara. Pra, Greqia punoinë kohë.
Në Shqipëri, përkundrazi, nuk ekziston asnjë studiminstitucional që lidh reshjet e dimrit me probabilitetin e zjarreveverore. Nuk ka një sistem që kombinon të dhëna për reshjet, temperaturën dhe lagështinë për të ndërtuar harta risku apo përtë orientuar ndërhyrjet. Strategjia e vetme mbetet reagimiemergjent, shpesh i vonuar dhe i pajisur minimalisht. Zjarrfikësittanë përballen me flakët me mjete të pamjaftueshme, ndërsadeklaratat zyrtare kufizohen në formula të njohura si “forcat janënë terren”.
Bilanci është i rëndë: mbi 26 mijë hektarë tokë të djegura dhembi 161 milionë euro dëme ekonomike. Rastet në Kaninë, Dukat, Delvinë, Lurë e Mat nuk janë shembuj të fatkeqësive tëpapritura, por të një paaftësie sistematike për të ndërtuarparashikim dhe për të marrë masa në kohë.
Ndërkohë që vendet tjera investojnë në njohjen dheparandalimin e fillimit të zjarreve, ne vazhdojmë të përballemime pasojat. Sepse zjarri nuk nis në ditën që shfaqet tymi; aifillon muaj më parë, kur krijohen kushtet që ne nuk i lexojmë – ose zgjedhim të mos i lexojmë.
Kjo situatë nuk është më çështje kapacitetesh teknike apomungesë buxheti. Është mungesë vullneti dhe vizioniinstitucional. Është refuzim për të ndërtuar një kulturë tëmenaxhimit proaktiv të riskut. Dhe çdo vit që kjo kulturë e mosveprimit vazhdon, pasojat do të jenë më të mëdha – ekonomike, mjedisore dhe institucionale.
Ndryshimet klimatike po e bëjnë Mesdheun gjithnjë e më tërrezikuar: dimrat janë më të lagësht, verat më të gjata dhe më tëthata. Nëse kjo prirje vazhdon, zjarret do të jenë më të shpeshta, më të mëdha dhe më të pakontrollueshme. Në këto kushte, pyetja që shtrohet nuk është më: “A do të ketë sërish zjarre?”,por “a do të vazhdojmë të përballemi me flakët me kova uji, ndërkohë që bota i parashikon me satelitë?”
Ne fakt ne Greqi s’ka zjarre fare ????
Ne fakt autori juk diskuton pse vetem ne Shqiperi ka zjarre,por pse veprohet vetem atehere kur flaka del ne maje,dhe jo te programohet nje plan mbrojtje efikas disa vjeçar me njeres e mjete te mirfillta,qe te parandalohen demet e medha,sepse siç eshte e vertete qe ka zjarre kudo,por me ritmin tona ama,te tjereve nuk do u kish ngrl pyll ne kembe ti luftonin zjarret me kova uji e me lopata ne duart e ushtareve!! Duhet thene ama edhe fakti qe shumica absolute e vatrave te zjarreve, kane origjine te qellimeshme ne vendet e permendura nga komentuesit e tjere,dhe besoj edhe ke ne,fenomen qe ka nje mundesi ta luftosh po nuk prite gjithmone te veprohet kur shef flaket te perpijne malet e tere!!
Ku shikon ti, Spanja Greqia Franca Portugalia po digjen,gazetare funderine
E cilat vende të Mesdheut nuk digjen çdo verë?
Nje injorante asgje ma teper
Ne kohen e komandarit lexhendar , Nd.Pyjore benin pastrim pylli ( prerje,shkure, barishte gjethe ne toke) kishte fuqi puntore nga kooperativat, tani keto operacione pune nuk behen dhe kjo me nje shkendije eshte burim zjarri çdo vit.
Shiko o gazetar Keto dite qesh per pushime ne baja Domizia campagna itali Eshte nji qytet qe quhet mandragone Dhe afer ketij qyteti ndodhet nji koder e lart U zgjata nji cik Por aty nji mbasdite plasi nji zjarr Dhe a e dini qe i gjith ky male u dogje per tere mbasditen dhe naten Dhe per cudi vetem ne mengjes erdhen kanaderet per shuerjen la zjarrit Do te thoja qe zjarret ndodhin vetem kur nji keqberes apo ndinji bari i pandergjeshjem Por duhet ndyrhyrja e shpej per shuerjen e zjarrit Por dhe ligjet te jene te ashpra ti denojn si terrorizem
Pak si i cuditshem ky shkrim koti sepse ne te gjithe mesdheun (Greqi, Spanje, Itali, etj) dhe ne Californi cdo vit kemi pare zjarre te fuqishme, pra te pa parashikueshme.
Ma va fan culo, injorante
Ky na paska bere goxha studim e ne fakt kemi qene shum keq per studime. Si dikur conin ne trajnim oficere e n/oficere neper shtete te natos,dhe nder te tjera I mesonin si ndertohen cafreat nderkoh qe ato ne ushtrine ton I bente ushtari ne menyre te persosur. Edhe ky studimi keshtu qenka. Dakort me mjete,por e keqja jon eshte se zjarret ndizen me dashje. 99.99% zjarret ndizen te qellimshem. Nuk kemi klim te atill ne qe zjarret te vetndizen eshte po thuajse e pa mundur. Nuk ndizet zjarri kur temperatura kalon 35 grad normalisht me pak ere zjarri nuk komandohet. Denimi duhet te jet shum I rende,por kjo nuk ndodh. Ato dalin per 10 dit nga paraburgimi. Dhe keshtu do te vazhdoj.
se ska ligje te rrepta
E keni gabim Dhqiperia nuk digjet per cdo vite.Shqiperine po e djegim vete ne per cdo vit.Edhe me solven apo me gaz te ishin lyer keto pyjet tona nuk do kishin mare kaq shpeshe.Cdo zjarri me maje te Skraparit.Me perpara fshataret e tomorrices ruanin boren ne ato zona e mbulonin me fier dhe e shisnin ne Myzeqe duke e lyer me pak pekmez.Qe te bjeri zjarre te pakten duhet te kete ferkim te forte midis dy copave shume te thata ose te kete grumbullim te rrezeve te djellit te koncentruar ne nje pike gje e cila behet vetem neprmjet lenteve ose zjarri mund te bjere nga shkarkesat elektrike rrufete.Kush nga keo fenomene kane ndodhur me ndonje vater zjarri?!Atehete me e thjeshta eshte shkrepsja nga vete banoret e atyre zonave.