FOTOT/ Me lule në duar, Rama dhe familjarët homazhe në vendin ku u vrarë 4 protestuesit e ’21 Janarit’

21 Janar 2024, 11:17Sociale TEMA

FOTOT/ Me lule në duar, Rama dhe familjarët homazhe në vendin ku

Kryeministri Edi Rama, së bashku me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe familjarë të viktimave, kanë zhvilluar homazhe në përkujtim të 13 vjetorit të protestës së 21 Janarit, ku mbetën të vdekur 4 persona.

Homazhet u zhvilluan pas fjalimeve në Kryeministri, ku të pranishmit kërkuan drejtësi për viktimat e 21 Janarit.

Nga pamjet, kryeministri Rama duket teksa është i shoqëruar edhe nga nëna e një prej protestuesve të vrarë, dhe familjarë të tjerë, të cilët mbajnë lule në duar dhe janë përkulur në shenjë respekti në vendin ku u vrarë 4 protestuesit.

Kujtojmë se familjarët e Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt pretendojnë se nuk është bërë drejtësi për 21 Janarin dhe kërkojnë që kjo dosje t’i kalojë për hetim SPAK.

1 Komente

  1. L
    Lule Vorri

    Tema per dite e me shume censuruese e mendimit te lire, lkjo eter higjenike ne mbrojteje te korrupsionit dhe mafjes shteterore ne Shqiperi!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje