Moti i keq, Balluku: Mbi 1500 punonjës të OSSH-së në terren për furnizimin me energji elektrike

20 Janar 2024, 15:11Sociale TEMA

Moti i keq, Balluku: Mbi 1500 punonjës të OSSH-së në terren

Moti i keq që ka përfshirë vendin, me stuhi dëbore në veri dhe juglindje, ka shkaktuar problematika edhe në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra.

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku bën me dije se janë mbi 1500 punonjës të OSSH-së të angazhuar në të gjithë vendin, për të siguruar furnizimin me energji elektrike. Ministrja thekson se prioritet janë objektet dhe institucionet e rëndësisë së veçantë.

Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit. Mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike. Prioritet janë padyshim objektet dhe institucionet e rëndësisë së veçantë”, shkruan Balluku.

Po ashtu, Ministrja i bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, deri në normalizimin e situatës.

Ndërkohë, ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje. Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika”, thekson Balluku.

Lini një Përgjigje