Teuta Zyberi është 28 vjeç dhe dita e saj është ndryshe nga bashkëmoshataret. Paradite ajo ushtron detyrën si specialiste në Bashkinë e Tiranës, ndërsa në mbrëmje e gjen në timonin e një taksie. E gjitha nisi 3 muaj më parë nga një njoftim në rrjetet sociale, që iu përshtat pasionit të saj për makinat.
“E gjitha ka nisur nga një hiç gjë derisa u bë një punë e imja. Makinën e kam pasion edhe nisur nga ky pasion që kam mendova të punoj taksiste duke pasur parasysh që gjithë Tiranën e njoh. Kam njohuri të mëdha të terrenit, për rrugët flas, ndërtesat, apo lokacionet e përherëshme të klientëve”, tregon Teuta.
Kur i tregoi për herë të parë familjes se kishte vendosur të bëhej taksiste, ata e morën me shaka, ndërsa miqve dhe kolegëve në fillim hezitoi ti tregonte.
“Në fillim qeshën, nuk e besonin që unë do ta bëja. Mamin e kam pasur mbështetje, edhe babin, por që gjithmonë është ai meraku i prindërve që vajza do jetë gjatë gjithë kohës në lëvizje, jo aksidente. E pritën mirë, e prisja më keq por jo. Në fillim nuk i kam thënë asnjeriu përveç familjes. E mendova këtë pjesën që do më paragjykonin, por tani e kanë pritur mirë.
Makina është si parukieria mendoj unë. Njerëzit fillojnë e flasin, të tregojnë ato shqetësimet e veta. Shqetësimi im i vetëm është se duhet të punoj në orë të vona dhe kam klientë si meshkuj si femra që mund të kenë pirë ndonjë gotë por deri tani nuk ka ndodhur ndonjë situatë", shprehet ajo.
Teuta ka kryer studimet për “marëdhënie me publikun, si edhe ka bërë një master për administratë publike. Punon në profesion për të cilin ka studiuar por puna si taksiste i ka hyrë aq shumë në zemër sa shpreson që të mos vijë kurrë momenti që të jetë përballë një zgjedhjeje:
“Unë jam rritur me parimin se puna nuk është turp nëse është e ndershme dhe nuk cënon njeri. Dua që edhe partneri im në të ardhmen të mos ketë paragjykime. Shpresoj që të mos vihem përballë ndonjë zgjedhjeje mes dy punësh, sepse në këto momente nuk e di se çfarë zgjedhje do të bëja”, tha Teuta.
Bravo. Puna eshte nder per kedo qe do te punoje dhe mos rrije te mate rruget.
Sakte dhe jo vetem kaq. Kjo Teuta e artikullit i ben nder emrit te Mbretereshes sone qe ajo e mban me aq shume dinjitet. I lumte asaj dhe familjes qe e ka rritur.
Urime, vazhdo ne rrugen tende. Te marrin shembull te gjithe.
Krahasojeni kete VIPE me ato pseudovipet e bigkurvave qe na i reklamoni 24/24 ne ekranet e TV dhe neper media
Bravo goce , une jetoj ne Amerike dhe ketu punojne shume qe mos them me shume femra se meshkuj taksiste dhe ne nje popullsi shumekombeshe ki para sysh Njujorkun . Puna me te vertete nuk eshte per turp , e pata njeriu do te jetoje vec edhe pasioni biles ketu k shume edhe kamionite ne Shqiperi i thone traljlera .
Te lumte moj vajze
Ahahahahhahahahhahaa po lan erjoni mutin me shurre! Mos na del dhe ai ne darke duke shit fiq sw si del rroga!!!
Shko mër parazit,te dhje..s…i kjo goca kudo qe kalon e ti shko futi i llap masanej qe te pastrosh cdogjë. Legen mr doplome e pa dinjitet…shko meri nei lek mamit e babit nga pensioni i tyre per kafen tende….
Erjon Veliaj ia del me rrogen e shtetit ska nevoje per leke te tjera. Nese do te donte te fitonte me shume do kishte filluar pune part time.
Nuk thone kot ky tironci eshte k.qe.
Eh more Çeçeni Saliut,vetëm helm e mut nxirni nga goja. Ka faj ai që ju la të pushtimit tokat e të tjerëve
Respekte
Dikur midis parullave thënieve me vlerë e pa vlerë,të vendosura në muret e brëndëshme të shkollave a të objekteve të ndryshme sociale,ish një parullë e tillë: “Puna është nder dhe lavdi”.Dhe kjo me sa duket paska përjetësi. Të lumtë Teuta,është dhe krenari.
puna nuk eshte turp, por duhet te deklaroni te ardhuat tuaja
puna nuk eshte turp, por duhet te deklaroni te ardhuat tuaja
Jam i sigurte se kjo i deklaron te ardhurat se sa me shume te kontribosh per sigurimet shoqerore aq me mire eshte se te bie pensioni me i larte se sa atyre qe punojne vetem nje pune
Nje rreze dielli ne erresiren mesjetare te Shqiperise.
Fantastike bravo,nga kjo vajze duhen te marin shembull ata idjote e idjote qe rrine gjith diten neper lokale dhe nuk dine te bejne asgje sepse e kane hunden e madhe dhe nuk i le te shikojne perpara.
Teuta te lumteeeeee Shyqyr qe prinderit te kam dhe paç fat ne çdo aspekt te jetes
8 ore ne karrige, 4 ore ne sediljen e makines. Shume sedentar si stil jetese. Problemet me mbipeshen do fillojne se shpejti. Njeriu ka nevoje edhe te beje sport, te ushqehet mire, te kaloje kohe me te afermit e miqte, te kujdeset per shtepine, te pushoje.
Po ku e di ti qe kjo nuk ben sport? Po kesaj I lumte se punon, ti fillon I gjen probleme! Sa te ngushte e ke shpirtin dhe mendjen..
Te lumte! Keta rrespektojne hajdutat e jo njerzit qe vetrrealizohen duke punuar. Respekte!
Puna s eshte as turp as nder.. Nderohen me shume ata qe kane punetore e vet s dine te bejne asgje vec udhetimeve,restorative e eskortave .. por qe ndonjehere bejne bamiresi me apo ofrojne pune dikujt qe u lutet. Pastaj ka shume qe punojne 2-3 pune po as nuk I offrojne pune dikujt,as japin ndihma kesh dhe per me teper harrojne femijet e gruan.. Gjithesecili ben zgjedhjen e tij sipas mundesise dhe prirjes per ta shijuar jetendhe kete e ben as per turp as per nder.
Tani, krahasojeni këtë njeri punëtor që është vlerë për shoqërinë, që paguan taksa, etj, me ato kryebaxhellat prej silikoni që na reklamojnë në TV 24/h në ditë. Këta janë shembujt që duam të dëgjojmë përditë, jo prostitutat plastike..
URIME dhe SUKSESE, zonje e nderuar, respekte per punet qe bene.
Joooo moj jepi ti se ste paragjykon kush.Se jemi mesu mie burri ne nje ana gruja yp xhixhi ne ane tjter.E ne darke sikur ska ndodh asgje.Ani xhaxhi anı Eshte bere Mode me burrat e grate shqiptare .Bejme sikur skuptojm gje dhe yyyt xhixhi Ne darke prap bashke
Bravo Teuta , ke thyer cdo rekord, Une qe po te shkruaje punoje per gati 26 vjete ne Chicago ne “Limuzin ,, ( Strech Limo) Ne Comp.qe Une punoje jane gati 15?mra punojne part-time dhe.nuk bejne pune tjeter , pra edhe nje here te uroje me gjithe shpirt bravo te lumte jepi
Me punë ka shkuar bota përpara. Si puna mendore dhe ajo fizike e çojnë njerëzimin drejt progresit. Japonezët të qënit të papunë e përçojnë dhe e quajnë turp për veten prandaj dhe si popull vetëm përparojnë në të gjitha fushat e shkencës.
Pune te mbare, bravo. Kush punon ka respektin e atyre qe e duan punen dhe e dine qe dinjitet ka vetem kur je i zoti i vetes. Partnerin do e gjesh te punes sic je dhe vete.
Respekt
respekt per ty