Rama reagon për situatën e motit: 1500 punonjës të OSSH janë angazhuar për furnizimin me energji! Qytetarët të evitojnë lëvizjen e panevojshme

20 Janar 2024, 17:08Sociale TEMA
Rama reagon për situatën e motit: 1500 punonjës të OSSH

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me përkeqësimin e motit dhe reshjeve të dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin.

Rama ka bërë me dije masat që merren nga autoritetet për të përballuar çdo vështirësi, ndërsa u ka barë apel qytetarëve të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës.

“Mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike. ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje”, njofton kryeministri.

Reagimi i plotë

Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit❄️????️

????Mbi 1500 punonjës të #OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike⚡️

Ndërkohë, #ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje????

????Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika????.

2 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    Po c pune ke ti ore Ramut ,po ti ke ministra qe pergjigjen per ate ,apo e di qe jane tejet te pa afte edhe hajde tu zesh vendin,pse nuk ke ndonje zedhens te emergjencave civile ,se ti gjoja do shkurtoje ministrite ,por jo vetem qe i ke shtuar po i ke bere edheme nga 4 drejtora

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhon

      Ne Amerike po behet nami dhe deri tani kane vdekur mbi 50 njerez ndersa ketu bejne si gore....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje