FSHZH, “megaprojekt” për rigjenerimin e fshatrave të Shqipërisë

11 Nëntor 2024, 22:00Sociale TEMA
FSHZH, “megaprojekt” për rigjenerimin e fshatrave të

Fondi Shqiptar i Zhvillimit po bëhet gati që të nisë një projekt kombëtar investimi për rigjenerimin urban në 4 rajonet e vendit. Fokusi i ndërhyrjeve do të jenë fshatrat me popullsi të dendur si dhe zonat periferike dhe informale.

Për këtë qëllim janë shpallur dy tenderë, ku ajo për rajonet 1 dhe 2 të vendit ka si fond limit 439 milionë lekë ndërsa ai për rajonet 3 dhe 4 ka si fond limit 416 milionë lekë.

Referuar dokumenteve të tenderëve, qëllimi kryesor i projektit është rritja e cilësisë së jetës së komuniteteve që popullojnë në zonat urbane dhe lidhja e zonave turistike që kanë potencial për zhvillimin ekonomik dhe social.

Ndërhyrjet do të përmirësojnë qarkullimin e automjeteve, njerëzve dhe do të rrisë sigurinë e lëvizjes.

Projekti parashikon rikualifikimin e blloqeve urbane duke sistemuar rrugët, trotuaret, lulishtet, fasadat e pallateve apo godinave, ambientet e pushimit, hapësirat rekreative etj.

Projekti “Rigjenerimi urban në zonat periferike, informale dhe në fshatra me popullsi të dendur është parashikuar të financohet në kuadër të Programit Operacional 2022-2024 të FSHZH-së.

3 Komente

  1. U
    Umor Isti

    Sikur ripjellja rregullon vetem qendrat e qyteteve. Dhe aty fasadat.

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora.vlora

      Po ai projekti per 100 fshatrat cfare u be ,apo i ndryshuan emrin per te vjedhur

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per te ardhur keq

        Si gjithmonë, shumica e ketyre milionave do vidhen, ç'të mbetet do përfundoje në objekte, e djathtë apo e majtë qoftë qeveria.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje