Zgjerimi: Kur hapen 6 km e para të autostradës Tiranë-Durrës?

11 Nëntor 2024, 10:10Sociale TEMA
Zgjerimi: Kur hapen 6 km e para të autostradës

Pas përfundimit të sezonit veror, Autoriteti Rrugor Shqiptar nisi punimet për zgjerimin e rrugës më të rëndësishme në vend, autostradës Tiranë-Durrës.

Bëhet fjalë për 6 kilometra, nga kthesa e Kamzës deri në mbikalimit e Rinasit në Kashar.

Erjola Muka, drejtore e Përgjithshme e Infrastrukturës në ministri, e ftuar në emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus tha se kur pritet të përfundojnë punimet për këtë lot.

Punimet në këtë segment janë sfiduese. Kemi të bëjmë me aks me qarkullimin të lartë mjetesh. Në vitin që vjen ne mendojmë që ky segment do të jetë i hapur për qarkullimin, konkretisht në gjurmën ku kanë nisur punimet për zgjerim.

Ndërkohë ne synojmë që kjo pjesë e autostradës të jetë në funksion për qytetarët përpara sezonit turistik 2025”, tha Muka.

Autostrada Tiranë-Durrës është rruga më fluksin më të lartë të qarkullimit, me mbi 90 mijë mjete në ditë. Ndërhyrja në të, për zgjerim, ishte bërë mëse  domosdoshme.

Por ekspertët janë të mendimit se me zbatimin e projekteve të tjera lidhëse, siç janë bypassi i Tiranës apo dhe vijimi korridorit  Adriatiko-Jonian, fluksi i lëvizjes në këtë segment do të ulet.

4 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    RRofte EDrama dhe Mero per 6 km rruge, shpresoj hekurudha te jete me e gjate..deri ne Durres nga Kashar dhe me peme plote me kumbulla qe ti vjeli Veliaj dhe ti vjedhi Brace, lol

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me ritem breshke

      Hahahaaa. Breshka e ben me shpejt

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vetem 6 km dhe jo me shume

      Me 6 km e hajdut Aleksander Meksi ngelet :):):):)

      Përgjigjjuni
      1. G
        Ganiu

        Nje rruge qe duhej bere shume kohe me pare , po ashtu dhe rruga e ndroqit, dhe jo te mereshin me tunelin e llogarase

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje