Një ditë pas mbërritjes së 6 emigrantëve në kampin e Gjadrit, në kuadër të marrëveshjes Shqipëri-Itali dhe paktit Meloni-Rama, kjo strukture është vizituar sot nga tre deputetë të opozitës italiane.
Në grupin e deputetëve ishin Rachele Scarpa dhe Andrea Casu, i Partisë Demokratike dhe Alfonso Collucci i “Lëvizja 5 Yjet”.
Deputetët opozitarë hynë në ambientet e kampit dhe kërkuan që të vizitonin emigrantët që erdhën me anijen “Libra” të premten. Në port zbritën 8 emigrantë, por pas verifikimeve në qendrën e Shëngjinit, u kthyen pas 2 prej tyre sipas autoriteteve.
Deputeti Alfonso Collucci i “Lëvizja 5 Yjet” hodhi akuza të forta ndaj qeverisë Meloni për shpërdorim të taksave të qytetarëve italianë, ndërsa e cilësoi kampin e Gjadrit si një burg.
Ndërkohë deputetja Rachele Scarpa, e Partisë Demokratike në Itali, tha se një nga emigrantët e kthyer mbrapsht kishte pasur probleme psikike, ndërsa pyeti se si ishte e mundur që ai ishte nisur nga Italia në atë gjendje.
Alfonso Collucci:“Donim t’i takonim dhe besoj se sot pasdite do jetë e mundur. Jemi në një zonë militare, jemi këtu jashtë dhe kemi këto mure tepër të larta. E vetmja gjë pozitive që shoh këtu në kamp janë operatorët e shumtë të policisë, që përcjellin këtu brenda na kamp jo vetëm profesionalizimin, por edhe humanizmin e Italisë. Këtu të duket sikur je jashtë humanizmit.
Të mendosh që këto struktura do kushtojnë 800 milionë euro në 5 vite, shto edhe kostot e mirëmbajtjes, dhe 9 milionë euro vetëm për transportin. Për këtë të vjen keq, taksat e italianëve po harxhohen dhe nuk po investohen në Itali për shërbimin e sigurisë në vend, për qytetarët e Italisë.
Të vjen keq vërtet, sepse këtu duket më shumë si një mbajtje në burg e këtyre personave, sepse ju kujtoj që e thotë edhe protokolli shqiptar, që këta persona nuk mund të dalin. Pra kemi një formë të rëndë të mbajtjes tyre të mbyllur. Këtu gjithçka është e ndërtuar nga zero dhe ka ende për të ndërtuar dhe kjo të jep idenë se qeveria Meloni hedh paratë e italianëve nga dritarja”.
Rachele Scarpa:“Për momentin nuk kemi arritur ende të flasim me emigrantët e mbërritur në kamp, sepse janë duke u zhvilluar dëgjesat me kontrolluesit e territorit. Zbuluam nacionalitetin dhe gjendjen e personit që dje u kthye sërish në Itali dhe bëhet fjalë për një egjiptian.
Kishte problem psikiatrike dhe u kthye mbrapsht. Këtu pyesim se si ishte e pamundur mos të vihej re kjo gjë gjatë procesit screening (verifikimi), para se të hipte në anije. Do të futemi brenda besoj sot pasdite, sapo të jenë mbyllur kontrollet e plota dhe të kuptojmë pak më shumë për historinë e tyre”.
Hipokrizine e ketyre shqiptaret e Italise e njohin mjaft mire. Ne vitet 90 shqiptaret e Italise e kane provuar mbi veten e tyre indiferencen e qeverise se MAJTE italiane .
Po ik o palle se partia e Melonit bertiste per ti mbyt ne det shqiptaret.. Dhe te pas nje jave mbyten anijen me 120 njerez.
Po si skane turp keta? Tradhetare te vendit te tyre. Po emigrantet po i zevendesojne e keta akoma flene gjume e flasin per taksat e popullit….
Po mire more trap kur te vjen keq ka shume per Italine qe po e zevendesojne émigrantet pse nuk te rruuhet kur plehrat e llumrat i merr Shqiperia. Apo te dha sufllaqe partia ty?
Flasin keta te "cinque stalle" per taksat e italianeve... HAHAHAHA QESHARAKE... RIDICOLI ! E il bonus ristrutturazione a 110 %... Chi l'ha fatto... COGLIONI!
Po pse çfarè donit ju , hotel me pesè yje apo kamp pushimi ?
Eshte me lire se hotelet me 5 yje.. Nuk merrni vesh as shqip e as italisht. Anija harxhon 250 mij euro vetem per rrugen per te sjell 8 rrefugjate ne Shengjin e qe do kthehen prape ne Itali. Kete thone deputet e Italise nuk jane si keta opozitaret tane qe rrine poshte ballkonit te Saliut.