Veliaj vizitë dy ditore në Aleksandri: 2025, mundësi e jashtëzakonshme që Tirana të jetë simboli i bashkëjetesës

8 Nëntor 2024, 20:48Sociale TEMA

Veliaj vizitë dy ditore në Aleksandri: 2025, mundësi e

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy-ditore në Aleksandri, Egjipt, ku u prit në një takim nga Guvernatori i Aleksandrisë, Zëvendës-Admirali, Ahmed Khaled Hassan Said.

Në këtë takim, ata diskutuan mbi perspektivat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore mes Tiranës dhe Aleksandrisë, dy qytete të cilat në vitin 2025 do të bashkëndajnë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut.

"Tirana është zyrtarisht kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, bashkë me Aleksandrinë e famshme, ku prej 200 vitesh kemi pasur një koloni shqiptarësh, të Andon Zako Çajupit, të Jani Vretos, të Thimi Mitkos. Një pasuri e jashtëzakonshme që na jepet si mundësi sot për të treguar kulturën tonë këndej dhe andej Mesdheut. Ndaj, e vlerësoj shumë gatishmërinë e qeverisë së Egjiptit, të princeshës së Jordanisë, të të gjithë Unionit të Mesdheut, për ta bërë Tiranën simbolin e bashkëjetesës Mesdhetare të Kulturës dhe të Dialogut", tha Veliaj pas vizitës.

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve kulturore mes Tiranës dhe Aleksandrisë, dy qytete që po përgatiten të jenë promotorë të dialogut dhe bashkëjetesës mesdhetare për vitin 2025. 43 Shtetet Anëtare të Unionit për Mesdheun shpallën Tiranën dhe Aleksandrinë dy Kryeqytetet e para të Kulturës dhe Dialogut, dhe do ta mbajnë këtë titull përgjatë gjithë vitit 2025.

5 Komente

  1. L
    Luani

    Hajduti dhe mashtruesi i pacipe 5D vazhdon propoganden e peshtire. Shume shpejt e hodhi veten ne koshin e plehrave te historise.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Gjate viziyes Veliaj ne shenje respekti mbolli dhe nje peme.Kur e pyeten ku e kishte gjetur, Veliaj tha, se e kishte marre ne Lazarat por nuk i kishte treguar Tahirit se mos ky i fundit lidhej me Ahmetaj dhe e merrte vesh EDrama..lol

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alfred

        The last station - Jail !!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lalka Erionka!

          Vdiq ky i shkreti ! Sa ti dali ndonjë zullum dhe patate e nxehtë... Me vrap diku, paguaj sa qimet e kokës vetëm për PR dhe të pastroj sadopak imazhin. Thua se ku shkoi dhe çfarë bëri. "Shpëtimi" i Lal Çerit, do të thotë se çdo gjë është bërë me dijeninë dhe miratimin e atij të gjatin. Rrënia e Lal Çerit do të thotë to afrohesh atij akoma më afër. Rradhën e ka Bela-ja. Jepi gaz SPAK Nuk ka mëshirë për hajdutat e kombit. Filluar nga Saleh-u, Likja, Mona, Medihoxhën, Boden, Tritan Preshi, Nul Mokën, Xhozin. Vazhdojmë me këta të tjerët e Ali Babës që nuk prek gjë me dorë vetë. Ahmetaj, Damianoi, Çaçka, Murgesha, Beqaj, Pe-pambuku, Taotaon, Blend Kumarxhiun, Gonxhen e palulëzuar, Gjushin, Afrimin që Qëndron, Maze-ikun, (me gjithë drejtorat e kohëve), Lal Çeri, Belaja, Dalë mo se i ikën të gjithë këtij të gjatin. Ky sikur do bënte shtet me Rilindësit e vetë, 99-çat, MJAFT-istat, Tutti frutit e harremit. O gjynof me ngel vetëm ky. Ja çfarë shteti bëri. Shtet Ali Babe. (Kuptohet që s'ka bir k.... ti thotë qeke prek gjë me dorë vetë. Dhe për këtë ai bën be, në xhamin, kishe, sinagogë, teqe ... Ku do të doni ju! Për atë zot atje lartë se kam prekur gjë me dorë. Dhe Bej-ja qëndron. Se për Ali Babën i bëjnë "punët" këta të tjerët.) Dhe në zihemi nëpër forume se cili MUT është më i mirë. MUTi që Shqiptarët po e hanë 35 vjet pas 50-ve.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Erdogan

            Cne ne Egyptos Polis ne Nder te Megas Aleksandros Aleksandria dhe ne Albanistane hic! Marini i shkrete dhe Nationalistet turkoshqiptare po lodhen neper documentare duke e consideruar "Te tyre" dhe jo Greke!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje