Gara me makina luksoze, të rinjtë në Tiranë bëjnë shpenzime marramendëse

22 Prill 2022, 21:10Sociale TEMA

Gara me makina luksoze, të rinjtë në Tiranë bëjnë

Makinat e shtrenjta dhe luksoze po shtohen gjithnjë e më shumë në rrugët e kryeqytetit.

Mercedez Benz, Audi, Ferrari, Maserati janë disa nga markat luksoze që na rastis të shohim në rrugë.

Sipas të dhënave në vendin tonë janë 6 Ferrari, 37 Bentlly, 8 RollsRoyce, 45 Lamborghini, 48  Maserati, 151 Cadillac, 49 makina amerikane GMC.

Vlera e tyre arrin miliona euro. Të rinjtë nuk i shohin makinat thjesht si mjet për të lëvizur por si një investim luksi.

“Gjërat më të bukura dhe më të shpejta që kërkojnë shqiptarët tek makinat e tyre janë pasta e qeramikës që i jep shkëlqim makinës së dyfishtë”, shprehet Kreshnik Ndreu për Euronews.

Kjo makinë është prodhim i vitit 2012, Mercedez Benz. Kreshniku na tregon me detaje se çfarë është ndryshuar tek ajo dhe sa ka kushtuar.

“Kjo ka pasur fenerët e thjeshtë të tejdukshëm, i është bërë fusha e zezë, parakolpi ka qenë ndryshe. Ndërhyrja ka kushtuar tek 3-4 mijë euro”, tregon punonjësi i servisit.

Manifestimi në rrugë dhe konkurrenca me njëri tjetrin është një tjetër faktor që I shtyn të rinjtë të shpenzojnë për makinat

Në muaj, Kreshniku thotë se mund të tjetërsojë diku tek 10 deri në 15 makina.

2178 automjete luksoze qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë sipas të dhënave të fundit të vitit 2019.

Për vitin 2022, janë riregjistruar 13.688 makina. Markat më të përdorura janë Volkswagen, Mercedez Benzi dhe Audi.

4 Komente

  1. X
    X

    Po çfarë mburren kot këta? Që ja shkrepin me mbi 100 kmh në mes të qytetit? Këta individë duhet të jenë lajm tek kronika, jo tu bësh reklamë, malokëve të mutit.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liridon

      Ti ke inat se ske makine lluksoze per vete

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        Fute në bythë makinën luksoze, o çeçen. Nuk e do njeri dhe ti nuk i duhesh njeriu me xhirot e shpejta që bën në mes të tiranës.

        Përgjigjjuni
    2. g
      gjergji

      Mos.Ai popull nuk ka cfar te haj??????!!!!!! O zot sa te demtuar i kemi gjenet e rrenes e mashtrimit.E kjo eshte trashigimija me e madhe qe doi leje S.Berisha. E thene shkurt: te thuash te verteten ne Shqiperi eshte tashma nje semundje kombetare qe nuk ka terapi. Rrena e mashtrimi made in Sale rreziku kryesor i ketij kombi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje