Gati për refugjatët, Kampi i Gjadrit në pritje të afrikanëve të parë

11 Tetor 2024, 13:00Sociale TEMA

Gati për refugjatët, Kampi i Gjadrit në pritje të

Kampi në Gjadër tashmë është gati, ndërsa brenda pak ditëve pritet që të vijë kontigjenti i parë i refugjatëve. Klan News ka siguruar pamje brenda dhe jashtë kampit. I pranishëm këtë të Premte në Gjadër dhe Shëngjin është edhe ambasadori italian Fabrizio Bucci. 

Pritet që këto struktura të nisin nga funksionimi brenda një jave për të mirëpritur azilkërkuesit e parë afrikanë të shpëtuar në det që do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare në territorin shqiptar. Në këto qendra do të ketë gjithashtu staf të UNHCR-së për të monitoruar respektimin e të drejtave të refugjatëve. Kërkesat për azil do të shqyrtohen brenda 4 javësh. Janë planifikuar lidhje me video konferencë me gjykatën e Romës për seancat e vlerësimit të paraburgimit.


Kujtojmë se marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për emigrantët u nënshkrua në Nëntor 2023. Kryeministri Edi Rama deklaroi asokohe se kjo është e para dhe e vetmja marrëveshje e kësaj natyre që nënshkruhet me një shtet të BE-së, edhe pse pranoi se nuk kanë munguar kërkesat nga vende të tjera. Sipas tij, Shqipëria i ka “një borxh” Italisë e cila ka mirëpritur dhe integruar me mijëra shqiptarë që emigruan atje pas ’90-ës.

Marrëveshja mes dy vendeve do të jetë në fuqi për 5 vite me të drejtë rinovimi. Ajo parashikon që gjatë kësaj periudhe emigrantët që do të transportohen nga Italia fillimisht do të regjistrohen në Portin e Shëngjinit dhe më pas do të vendosen në qendrën e pritjes në Gjadër.


Të gjitha shpenzimet si për transportin ashtu dhe rikostruksionin e godinave, por dhe ato për kostot ditore si të azilkërkuesve dhe personelit, që do të punojë brenda qendrës së pritjes, do të mbulohen nga qeveria italiane. Kapaciteti maksimal është 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit, autoritetet italiane duhet që të largojnë nga territori shqiptar me shpenzimet e tyre azilkërkuesit e refuzuar.

 

4 Komente

  1. m
    mushka

    shume bukur. do zbukurohet shengjini tani me bebe latino

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Popull hajdut!Votoni Ramen tradhetarin me te madh te ketij kombi!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        ky populli musliman duhet kire pergjithmone

        Përgjigjjuni
      2. T
        Ton

        A ci keni bere vetes.....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje