“Gener 2” padit penalisht katër persona: Balta në gjykatë, çdo përpjekje për gjobëvënie do përballet me drejtësinë

3 Prill 2026, 15:25Sociale TEMA
“Gener 2” padit penalisht katër persona: Balta në

Kompania “Gener 2” ka ndërmarrë veprime ligjore duke depozituar katër padi penale ndaj shtetasve Agron Shehaj, Erald Kapri, Ndue Pjetra dhe Prekë Molla, të cilët i akuzon për shpifje dhe denigrim.

Në një deklaratë publike, kompania bën të ditur se zyra e saj juridike ka dokumentuar një sërë rastesh ku këta individë kanë zhvilluar fushatë të koordinuar për të dëmtuar imazhin dhe punën e kompanisë.

Pas një periudhe të gjatë shpifjesh të orkestruara dhe sulmesh të qëllimshme ndaj reputacionit të kompanisë, “Gener 2” ka ndërmarrë një hap të domosdoshëm ligjor, duke depozituar katër padi penale ndaj shtetasve: Agron Shehaj, Erald Kapri, Ndue Pjetra dhe Prekë Molla.

Zyra juridike ka dokumentuar një sërë rastesh në të cilat këta individë kanë zhvilluar një fushatë denigrimi ndaj punës dhe imazhit të kompanisë, përmes fabrikimit të akuzave dhe shpërndarjes së informacionit të shtrembëruar dhe të pavërtetë, me qëllim manipulimin e opinionit publik.

Përballë shpifjes, presionit dhe dhunës, “Gener 2” ka zgjedhur vetëm rrugën ligjore si e vetmja mënyrë për të mbrojtur të vërtetën nga balta e politikanëve shëtitës, të cilët prej kohësh, për qëllime të errëta kanë përqendruar energjitë për të goditur kompaninë.

Theksojmë qartë se çdo përpjekje për gjobëvënie politike apo “mediatike” do të marrë një përgjigje të vetme dhe të prerë: përballjen me drejtësinë.

Gjithashtu, “Gener 2” gjen rastin të falënderojë partitë politike, mediat, gazetarët dhe organizatat që kanë zgjedhur t’i drejtohen kompanisë për të marrë informacion të plotë mbi çështjen e investimit pranë fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë, me synim shndërrimin e kësaj zone në një pol të rëndësishëm të turizmit në veri.

Pavarësisht rrethanave të pakëndshme, kantieri vijon punën duke zbatuar me rigorozitet projektin, i cili është zhvilluar mbi një bazë të plotë ligjore, i pajisur me të gjitha lejet përkatëse dhe i mbështetur në dokumentacion të verifikuar nga autoritetet kompetente, përfshirë vendime të formës së prerë të gjykatave. Asnjë pretendim publik deri më sot nuk ka cenuar bazën juridike të këtij investimi.

Kompania “Gener 2” ju falënderon për mirëkuptimin dhe mbetet e gatshme të bashkëpunojë me këdo që ka interes për të vërtetën dhe të vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e projektit i cili do jetë një potencial zhvillimi për të gjithë zonën.

3 Komente

  1. S
    Sokol, NY

    Hajduti thote pse na shani. QR ca vendi eshte ai.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Une nuk e di se sa qendrojne akuzat ndaj ketyre te Gener2, por di shume mire te te keshilloj se mund ta provosh zotrote te shkruash dicka te tille per ndonje sipermarrje amerikane atje ku je, e po nuk i provove ne gjykate ato qe deklaron, mund ta imagjinosh se si perfundon!! Kjo kompania ne fjale, mund te jete hajdute deri ne palce, por po vepron ne menyren me te paster qe njef ligji, te denoncon per shpifje, tani ke mundesi te provosh me fakte ato qe thua, ne gjykate, por ma merr mendja qe po nuk artiten ti faktojne akuzat, do ti futen retorikes Saliste, "drejtesia e kapur nga Rama", ne gjykate duhen gakte jo opinione personale, mendoj nuk jane aq inteligjente sa te kuptojne qe po humben duhet kerkuar falje publike, po fituan, do te thote qe faktet jane te veteta, e fitojne besim ne publik.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Njeri i ndyre Agron Shehaj

      Agron Shehaj e ka vendin ne burg.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje