Gjendet përkrenarja ilire 2500 vjeçare në Kroaci!

13 Prill 2024, 09:09Sociale TEMA
Gjendet përkrenarja ilire 2500 vjeçare në Kroaci!

Katër vjet pas zbulimit fantastik të një helmete ilire 2500 vjeçare nga Zakotoreci i Peljesacit, arkeologët gjetën më 11 prill, pothuajse në të njëjtin vend, edhe një tjetër helmetë, e cila është akoma edhe më e vjetër.

Lajmin u bë i ditur nga Marta Kalebota, arkeologe kroate nga Muzeu i qytetit të Korculës dhe anëtare e ekipit arkeologjik që gërmon në zonën e Zakotorac.

“Përkrenarja e dytë u gjet dhjetë metra larg vendit ku u gjet e para. Ato janë pak më ndryshe, mendojmë se i përket shekullit V-VI, që do të thotë se është pak më e vjetër se e para, por ende duhet të përcaktoni detajet”, pohoi arkeologia e re Kalebota.

Kalebota ka zbuluar se helmeta u gjet në një dhomëz gjysmërrethore, rrethuar me  një grumbull të madh gurësh, ndërsa e para u gjet në zonën pranë varrit me shumë artefakte të tjera si kopsa, rruaza, enë qeramike, qelibar e të tjera.

4 Komente

  1. T
    Tirona

    Tani do çirren te gjithe e ta nxjerrin shqiptar. Çfr lidhje kane iliret me shqipraret vetem ata e dine. Asnje prove me shkrim qe shqiptaret rrjedhin prej ilireve. Çfr gjuhe flisnin ata? Si shkruhej gjuha e tyre? Shqiptaret e dime mire qe u shpiken nga shekulli i 19. Iliria ka qene nga veriu i shkodres e deri te veri te sllovenise. Pjesa e tokes ku jemi ne njihej si maqedoni.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      Qeke shume rende or mik. Jo per ty por per ndonje qe te ka lexuar do te sqaroja qe: Iliria Veriore u perfshi gjate pushtimit Romak ne « Provincen e Ilirikumit » ndersa pak a shume te gjithe trojet qe sot jane shqiptare u perfshine ne «Provincen Romake te Maqedonise ». Prejardhja Ilire e shqiptareve (albaneve) eshte e vertetuar nga etnografia, gjuhesia, toponimia por mbi te gjitha nga arkeologjia. Kultura e Komanit eshte nje zbulim i rendesishem arkeologjik qe verteton vazhdimesise Iliri-shqiptare. Sa per ate punen e shekullit te 19 ku nga albane u vetequajtem shqiptare nuk po te pergjigjem se je vertete qesharak.

      Përgjigjjuni
    2. Y
      Yyyppp Xhixhi

      Shiko kur te dalin Junanistanasit e Helaqistanit te thone se jo nuk eshte ilire por eshte greke, sic thane edhe per te paren, se vetem ata dinin te benin helmeta, te tjeret neper bote se kishin idene.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Epirot

        Eh moj Illiry moj Illiry, Të ranë në qafë ndër shekuj ty. Të vranë e të prenë brenda në shtëpi, Trojet e tua nuk gjetën kurrë qetesi. Të varrosën,por dot s'të zhdukën, Edhe nën gërmadha ruajte identitetin ti. Deshën të të gëlltisnin,të të prisnin gjuhën Në mos t'a digjnin e t'a bënin 'hi'. Shpëtoi,se qëndroi brenda 'barkut' të nënës Dhe lindi illyrianët trashëgimtar,arbëri e shqipni. Si toka çel lulet e saj ne çdo Pranverë, me filisa të fortë ,më të bukur e më të rinj. Dhe vjen një ditë që askush nuk mund të thotë, se si flitej gjuha shqipe në lashtësi. Kur 'TROJA' është gjallë në pellazgjisht e ilirisht, Eshtë gjallë sot,në gurët tanë të Shqipërisë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje