Ushtria shqiptare do të pajiset me raketa me rreze të largët dhe avionë luftarakë. Kjo del në planin Afatgjatë të Zhvillimit 2024-2033 të Forcave të Armatosura të hedhur për konsultim publik. Aty synohet që brenda pak vitesh, Shqipëria të ketë një ushtri dhe sistem mbrojtje të ngjashëm me atë të NATO-s dhe që i përgjigjet çdo sfide që mund të paraqitet për sigurinë kombëtare të vendit tone, përfshirë një agresion të jashtëm apo sulm kibernetik.
“Nuk përjashtohet mundësia e një sulmi konvencional kundër vendeve aleate në NATO-s apo që kjo luftë të ketë efekt domino edhe në Ballkanin Perëndimor. Prandaj lind nevoja e rishikimit të kapaciteteve ushtarake të nevojshme për mbrojtjen e vendit, sigurimin e qëndrueshmërisë kombëtare, si dhe kapacitetet për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të NATO-s. Kapacitete që do të synohen të zhvillohen me hartimin e PAZH-it janë të tilla, si sistemet dhe platformat e lëshimit të raketave me një rreze të largët dhe avionë luftarakë”.
Po ashtu, planifikohet të ndërtohet edhe një rrjetit kompjuterik të klasifikuar “NATO Sekret” në Forcat e Armatosura.
“Fokusi i zhvillimit të kapaciteteve për komandim-kontrollin do të jenë kërkesat e objektivave të kapaciteteve të NATO-s, si dhe trendi i teknologjisë të së ardhmes në komunikim-komandim-kontroll me sisteme dhe programe kompjuterike, të cilat do të rritin efektivitetin e forcave të luftimit, duke krijuar rrjetin taktik të informacionit, zbatimin e sistemit të gjurmimit të forcave tona dhe modernizimin e vendkomandave”.
Zbatimi i këtij plani synon të krijojë një Forcë të Armatosur të mirëpajisur dhe mirëtrajnuar, e aftë për të mbrojtur hapësirën kombëtare dhe interesat e Shqipërisë dhe për të mbështetur mbrojtjen kolektive në hapësirën e Aleancës. Një theks të veçantë i jepet mbështetjes me buxhet mbrojtës të FARSH në nivelet jo më pak se 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Po shqiptaret mezi po i japin nje autobuzi, Edhe per ate e marrin patenten me ryshfet, Jo me ti japin nje avioni luftarak. Ikni o hajduta paguani ato pensione se nuk do ju shpetojne avionet luftarake. Eshte ne NATO Shqiperia
do mesojne o pall i stervit NATO..o idiot
Prandaj ke dhe shkronjën( @ a) Anormal domethënë. Vazhdo mbahe. Mos e hiq, të tregosh idenditetin tënd.
Dikur ankoheshin pse nuk kemi ushtri. Tani ankohen se kush do te ngase keto avjone. Hajde e merri vesh ca njerez. Kjo me kujton ate historine e nastradinit me sherbetorin qe i jepte uje gomarit. I paske dhene uje te ftohte gomarit dhe maske ftohur. I paske dhene uje te ngrohte, ma paske nxehur. Ne te dyja rastet, i shkreti sherbetor hante dru.
Uroj që ekspertët që merren me planin e investimeve dhe modernizimin e ushtrisë Shqiptare të mos kenë vendosur për fluturakun Kaan të prodhuar nga Turqia pasi shpesh shfaqet në foto dhe video të ministrisë së mbrojtjes.
Alex-Turqia ka teknologji shume te larte ushtarake, prandaj mos ja fut kot. Per konditat e vendit tone, avjonet turq jane teper te manovrueshem. Nga ana tjeter, askush nuk mundet te thote se cfare avjonesh do blihen kur te vije koha. Deri atehere, ti leme menjane diskutimet pa buke.
Duket që ke shumë informacion... Turqia ka ekspertizë në fushën e prodhimit të dronëve pa pilot por jo në atë të avionëve luftarakë. Fluturaku Kaan e kreu testimin e parë vetëm përpara disa ditësh dhe pritet të hyjë në fazën e prodhimit në vitin 2028, por një nga dobësitë që ekspertët e fushës vërejnë është se sistemi i uljes është projektuar gabim dhe kjo do të bëjë që pilotët të kenë vështirësi në uljen e fluturakut në kushte të vështira atmosferike.
Alex-kur thoni se "Turqia ka ekspertizë në fushën e prodhimit të dronëve pa pilot por jo në atë të avionëve luftarakë", beni dy gabime. Se pari, dronet pa pilote apo avjonet me pilot ndertohen mbi te njejtat ligje te fizikes. Se dyti, si ne cdo projekt, do kete gjera qe nuk do shkojne mire, por keto gabime rregullohen me modifikimet perkatese te atyre paisjeve qe nuk funksionojne si duhet. Kur thoni se do hyjne ne prodhim ne 2028-ten, kjo perkon me vitet kur mendohet qe ushtria jone te filloje te rindertoje njesite e aviacionit, qe kemi patur dikur. Ajo qe thuhet per keto avjone, eshte manuevrueshmeria e mire per vende me territore te vogla sic eshte vendi yne. Si vend i NATOs, Shqiperia mundet te marre cdo avjon per te cilat do kete buxhet te mjaftueshem dhe qe jane te pershtatshem per kushtet tona.
Qe Turqia eshte fuqi nuk diskutohet po avione qe I prodhon vete nuk ka. Nese ke ndonje informacion qe nuk e di ma thuaj. Nese jo, mos ja fut kot.
Mos tregoni sekretet!
keta jane rrota karri kush i beson ,plani afat gjate i ketyre lyrasheve ,deri ne 2035-en dhe po u bene ,Greqia 2027-2030 mer f-35
Po pastaj, c'pune ka Greqia ne kete mes?