“Rikthehet” Ushtria - Shqipëria rrit numrin e forcave luftarake

10 Prill 2024, 21:30Sociale TEMA
“Rikthehet” Ushtria - Shqipëria rrit numrin e forcave luftarake

Për herë të të parë Shqipëria akordoi këtë vit fonde buxhetore për mbrojtjen, në nivelin 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke plotësuar kërkesën e NATO-s. Por ky nivel, tashmë nuk do të jetë tavan për investimet, por dysheme. Kjo nënkupton se në vitet në vijim, investimet për mbrojtjen nuk do të bien poshtë nivelit 2 % por madje do t’I afrohen gradualisht nivelit 3 %.

Kjo evidentohet në Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024-2033 (PAZHFA) që do të përbëje edhe një nga dokumentet kryesore në fushën e mbrojtjes.

Ky plan parashikon zhvillimin e kapaciteteve të reja luftarake të cilat sjellin domosdoshmërinë për ndryshim strukture dhe rritje të numrit të personelit.

Në këtë kuadër, struktura e re e Forcave të Armatosura krijon një ndarje të qartë të strukturave luftarake, të mbështetjes së luftimit dhe të mbështetjes me shërbime të luftimit, duke i integruar ato nën komandat e tyre përkatëse, bazuar në natyrën e veçoritë e tyre, si dhe në lehtësinë për t’i përdorur me efikasitet në momentin e kërkuar.

Rritja e numrit të personelit për periudhën 2024 – 2033 do të jetë si vijon:

-në periudhën afatshkurtër do të ruhet numri i personelit aktiv prej 8500 plus 30% shtesë personel rezervist;

-në periudhën afatmesme do të arrihet 9000 personel aktiv dhe do të ruhet numri shtesë i personelit rezervist prej 30%.  Rritja e personelit aktiv në periudhën afatmesme vjen si rezultat i zbatimit të disa projekteve në teknologji dhe pajisje

-në periudhën afatgjatë plani ka tendencë të rritjes së numrit të personelit aktiv në 9500, i cili do të mbajë në konsideratë zhvillimin e një studimi të kategorive të personelit, ndërsa numri i personelit rezervist do të caktohet në varësi të vlerësimeve periodike.

Kjo periudhë do të karakterizohet nga kompletimi dhe vënia në eficiencë e pajisjeve dhe sistemeve moderne.

8 Komente

  1. T
    T bone

    Ju bastardet e politikes 30 vjecare majtas a djathtas e shkaterruat ushtrine, e shitet te gjithen per skrap, e tani beni sikur investoni! Plera!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rabid Tema

      1,2.,3,4,5 Pemet e Lali Erit komentuesit ne Tema, lol

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirdhni se liroheni.

        Talleshin me Enverin qe per te mbrojtur Shqiperine kishte nje nga ushtrine nga me te forta dhe me te medhe ne Ballkan, 350 avione Mig, helikoptere, raketa me rreze te mesme veprimi, tanke pa numer, arttileri, anije mbrojtese detare qe quheshin 4 Silirues ku per kohen ishin me te shpejtat ne detin Adriatik etj etj qe i derguan per skrap per te mbushur xhepat nga Saliu, Nano e sot Ed Droga. Per njohuri, ne vitin 1960 kur ne kishin 4 nendetese, India qe sot eshte bere fuqi ekonomike dhe ushtarake ne Bote nuk kishte asnje nendetese, kaq per sqarim.....

        Përgjigjjuni
        1. A
          Astrit

          Omg This is the biggest joke I never heard. Ushtri prej 9000 vetesh ne planin afatgjate. Mire ata te paret qe e shkaterruan , keta tallin menderen duke vjedhur. Komshija blen 12 Raffale, ky i shton ushtaret 12 njerez cdo vit me planin e tij afatgjate.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ushrari i mirë Shvejk

            Hajde kthim, hajde ! Unë mendova çfarë KTHIMI ?? Ky mu më duket kthim alla Çaçke apo Mrikës (nga mbrapa)... Dava tenderash, prokurimesh VKM dhe PPP dmth .... Serbia po i shkon "mikut" të Edit me ble Rafale, po ashtu Putinit me ble Mig apo Sukhoi. Këta mqs kanë përgjegjësi edhe për mbarë Shqiptarinë, nuk dëgjova asnjë sistem të avancuaraa raketore, tokë, ajër, ajër-tokë, tokë-ajër, apo bregdetare... (NATO) Asnjë artillery të avancuar ... Asnjë tank dhe transportues të avancuar (NATO). Asnjë sistem antitank... Asnjë avion F16 (C, D), F18, Eurofighter, Typhon, Saab Gripen (shumë të përshtatshëm për terrenin AL) apo qoftë dhe Rafale, Apo Kore Jugu KF.... Asnjë fregatë, apo corvette, dragaminë, ose anije të pajisura me sisteme raketore (joo e joo destroyer). Ore po Asnjë avion ose anije as zjarrfikës (të lirë max 1m€) Qoftë dhe të përdorura të gjitha këto por të vlefshme për të përballuar situatat e nxehta gjeo-politike të kësaj decade apo dhe tjetrës. Dhe të gjitha këto llogaritur edhe për KS (Qoftë dhe me plus buxhetin e tyre) . Por arsenal dhe gjendje në AL.... (E pra ti rruani k..... xhaxhit për këto gjëra se gjithë kohës ka pas strategji për këto). Në fund do ju ngelet resorti i Çaçkës apo bunkeri i artistit apo vilat e Likes dhe Saleh-ut në Lalz.....

            Përgjigjjuni
            1. A
              Astrit

              Gazetari ka bere lapsus se nuk ka mundesi, ka harruar dy tre zero.

              Përgjigjjuni
              1. t
                tetovari2

                Jo 9000 por 99000ushtarë e 400000 rezervist dhe jo 2-3%por 30% të buxhetit të ndahet për rikthimin e ushtrisë.Për fillim propozoj sekuestro të pasurive të grabitura nga Sali tradhëtari ,llir Meta-j e pastaj të gjithë të tjerët me rradhë.Të bashkëpunohet edhe me R.e Kosovës.Pashtu propozoj që të hapet një xhirollogari ku do të dononin të gjithë ata shqiptarë në vënd, jashtë Shqipërisë dhe diaspora duke nisur nga një $,€ e më lartë kush sa mundet.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lali Flow

                  3% e hiçit eshte prape hiç.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje