Fitër Bajrami, mesazhi i Spiropalit: Të ruajmë jo vetëm besimin, por edhe njëri-tjetrin! Të mos harrojmë të pamundurit dhe të bëjmë politika më të mira

10 Prill 2024, 12:49Sociale TEMA
Fitër Bajrami, mesazhi i Spiropalit: Të ruajmë jo vetëm

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin, duke dhënë mesazhe për sa më shumë paqe dhe begati.

Në prononcim për mediat, Spiropali tha se të gjithë besimtarët kanë vlerën e tyre të padiskutuar, ndërsa theksoi se duhet të bëjmë më shumë politika të mira për njerëzit e pamundur.


“Të gjithë besimtarët kanë vlerën e tyre të padiskutuar. Ky mesazh përcillet tek çdo familje që ne ta ruajmë jo vetëm besimin, por edhe njëri tjetrin dhe të japim më shumë për shoqërinë tonë, duke mos harruar ata që janë të pamundur, duke solidarizuar që kanë më pak dhe duke bërë politika sa më të mira për të mbërritur tek sa më shumë njerëz”, tha ministrja.

 

3 Komente

  1. H
    Hititi

    Budallaqe e sinqerte. Po flet arabisht apo turshist?

    Përgjigjjuni
    1. a
      arvaniti orthodhoks

      jo shqip po flet ,,,qe te kuptojne turqit shqipfoles ,,,gezuar fiter bajramin ,,,,

      Përgjigjjuni
      1. h
        halestani i ripushtuar nga brenda

        Per postin,ramiu dhe alis spiropali i shesin te gjithe vrimat e trupit,pa u skuqur fare se kush eshte pronari.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje