“Në 2024 do tejkalojmë 14 milionë turistë”, Balluku: Së shpejti nis ndërtimi i aeroportit të Gjirokastrës

9 Prill 2024, 11:18Sociale TEMA
“Në 2024  do tejkalojmë 14 milionë turistë”,

14 milionë turistë. Ky është objektivi i arritshëm, por të cilin Shqipëria duhet ta tejkalojë në 2024 sa i përket vizitorëve të huaj në vend, sipas zv.kryeministres Belinda Balluku:

“Hoteleria kërkon një master të shërbimeve, shqiptarët e kanë por jemi duke folur për diçka që duhet të jetë e dizajnuar, një aftësim i dizajnuar përsa i përket turizmit dhe hotelerisë. Po punojmë në qeveri dhe Mirela e ka një nga detyrat parësore ngritjen e kapaciteteve humane duke pasur parasysh edhe ekspansionin që presim në vitet e ardhshëm.

14 milionë turistë presim në 2024, por nga shifrat, duke nisur nga muaji janar që ka pasur shumë prenotime, ndoshta ky projeksion për 14 milionë do të tejkalohet, duke vënë në sfidë komponentët e këtij sektori, duke nisur nga infrastruktura dhe te shërbimet. Jemi besimplotë që do të shkëlqejmë këtë sezon.”

Në fjalën e saj, në ditën e dytë të punimëve të konferencës ndërkombëtare të turizmit që po mbahet në Tiranë, Balluku konfirmoi bindjen e qeverisë shqiptare se është ky, sektori, ndër më prioritarët dhe që do të përthith më shumë investimeve në vijim.

Balluku tha se në vazhdën e punës për ta shndërruar turizmin në një industri të mirëfilltë për ekonominë e Shqipërisë, ka nisur edhe procesi për aeroportin e jugut që do të ndërtohet në Gjirokastër, e po ashtu pritet të nisë vitin e ardhshëm nga puna aeroporti i Vlorës.

Mua më duhet të kontribuoj fuqishëm sa i përket ngritjes së intrastrukturës së dobishme për këtë sektor të ri dhe të brishtë në vend. Në 2018 kur qeveria vendosi në atë kohë të nisë një strategji për zhvillimin, me të vërtetë pati shumë skeptikë, kjo ndodh shpesh në politikë, të cilët thonë se pse duhen aeroportet e reja në një vend, kur edhe i vetmi që ndodhej në Tiranë pothuajse ishte në 50% të kapaciteteve.

Vetëm në pak muaj do të kemi aeroportin më të madh në Ballkan, atë të Vlorës. Pas një studimi me Ministrinë e Turizmit, kemi marrë një vendim të ri për të nisur procesin për një aeroport në jug të vendit duke e mbyllur kurorën e aviacionit civil, në Kukës, në Tiranë, në Vlorë dhe më pas në Gjirokastër, një  nga zonat më interesante për turizmin”, u shpreh Balluku.

4 Komente

  1. R
    Rabid Left

    Me ne fund edhe nje Aeroport ne Gjirokaster kete here, pas atij te Kukesit dhe Vlores per fluturime ne Mars, dhe Hekurudhe kombetare, Kashar-Durres....lol...deri ne Surrel.

    Përgjigjjuni
    1. n
      nje minoritar autokton

      Pyetje zonja Balluku: Ne keta 14 milion turiste qe thoni, perfshihen edhe gjithe shqiptaret me kuc e me mac, femije, pleq e plaka qe hyjne e dalin cdo dite nga Shiperia, per te pare te afermit emigrante dhe per nevoja te tjera...???!!! Ju lutem sqarojeni zyrtarisht kete "hollesi"...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doli

        Mburracake

        Përgjigjjuni
      2. A
        Ari

        Na griset...me keto PLLLANNEEEE te MEDHA.. Ik dhe beni rrugen Tirane-Durres ku kalojne 90 per qind e automjeteve...Keni 14 vite qe rrokulliseni vetem ne keto gjoja te MEDHAJA...???!!?!?!?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje