
Pak muaj nga ndarja nga jeta, Akademia e Shkencave dhe Shoqata Patriotike Bulqiza, organizuan një Akademi përkujtimore për nder të Profesor Doktor Ahmet Kamberi, një prej personaliteteve më të mëdhenj të mjekësisë shqiptare dhe veçanërisht e kardiologjisë, një humanist dhe pedagog i nderuar në fakultetin e mjekësisë.
Takimin e hapi kreu i Departamentit të mjekësisë në Akademinë e Shkencave, Profesor Doktor Genc Sulçebe, që vlerësoi maksimalisht kontributin e Profesor Kamberit në krijimin e procedurave moderne për ekzaminimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës.
Profesor Doktor Musafa Xhani, vlerësoi punën e Doktor Ahmet Kamberit në hartimin e pesë protokolleve shkencore, aq të rëndësishme për mjekësinë shqiptare.
Punën si mjek dhe aktivitetin e tij si humanist e prekën edhe shumë bashkëkohës, kolegë dhe student të Doktor Ahmetit, i cili i shërbeu qytetarëve për plot 62 vjeç në profesionin e kardiologut.
Gjatë kësaj Akademie të ftuarit propozuan që emri i Profesor Doktor Ahmet Kamberit ti vendoset një institucioni dhe për kontributin që ai ka dhënë në mjekësinë shqiptare të shpallet Nder i Kombit.
Profesor Doktor Ahmet Kamberi është themeluesi dhe Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Kardiologjisë, anëtar i Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë dhe koordinator i saj për Shqipërinë, anëtar i Komitetit të vlerësimit të abstrakteve e paraqitura në Kongreset e ESC-së.
Profesor Doktor Ahmet Kamberi është autor dhe bashkautor i mbi njëqind artikujsh në revistat mjekësore shkencore shqiptare, evropiane dhe amerikane.
Bejeni hero te kombit, hiqni Gjergjin nga kali, dhe vini kete mbi nje gomar, qe te duken binjake. I perkedheluri i Nexhmijes.
Po turp nga vetja nuk ke, o Ai atje?! "Komentues" si puna jote nuk i duhen kujt ne Shqiperi. Prof. Dr. Ahmet Kamberi ka qene nje korife i shkences mjekesore shqiptare dhe i tille do te mbetet ne historine e mjekesise sone. Iu lumte Akademise dhe shoqates "Bulqiza" per veprimtarine e organizuar per nder te Doktorit.
Nuk e njoh profesorin Kamberin. Jam plotësisht dakord me vlerësimin që i bëhet nga Akademija dhe ata që e njohin atë, jo vetëm si njeri, por edhe si kontributor i shquar në fushën e kardiologjisë. Por në këtë shkrim ndesha dhe emrin e Mustafa Xhanit. Nga ky emër, marr shkas të vë në dukje, që krahas titujve shkencorë një kategori prej tyre, më parë se për çdo gjë duhet të nderohen si njerëz. E kam fjalën që para humanizmit dhe shërbimit sipas betimit të Hipokratit, këta venë paranë. Unë po përmend këtu Tuçin (Xhanin), sepse me të pata një rast personal, kur nga neglizhenca apo nxitimi i tij, nuk e di, për pak sa nuk mu hoq veshka e saktë, në vend të asaj që ishte me tumor. Si dhe pse ndodhi ashtu, nuk është histori për t'u treguar në një koment si ky, por për të mos ndodhur e keqja, u detyrova që veshkën e sëmurë, ta heq në spitalin privat 'Salus', kur ndërkohë si pensionist dhe i siguruar, nuk duhej të rëndoja të afërmit, kur ndërhyrjen duhej ta bëja në klinikën urologjike të spitalit universitar "N.Tereza", ku isha shtruar dhe ku shef ishte dr. Xhani. Por fatkeqësia nuk është vetëm kjo, meqë ka të bëjë me mua, por fenomeni. Mjekët, sidomos shefat e shërbimeve, rëndom me tituj shkencorë prof.dr. kanë qenë dhe janë të përfolur se po nuk u paguan ekstra nga pacientët, rrezikojnë deri dhe shëndetin, pa folur për shërbimin spitalor. Prej kësaj kategorie, nuk po përmend emra të tjerë, sepse njerëzit i njohin dhe i dinë, disa janë bërë dhe publike. Sigurisht që nuk janë të gjithë, përkundrazi lista e atyre që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë kudo në sistemin shëndetësor, janë dinjitozë e humanistë është e gjatë, ku padyshim aty përfshihet dhe profesori i nderuar, Ahmet Kamberi.