Rudina Xhunga rrëfen takimin e fundit me Zamir Dulen: Ra në depresion pas dhunës shtazarake...

6 Prill 2024, 12:29Sociale TEMA

Rudina Xhunga rrëfen takimin e fundit me Zamir Dulen: Ra në depresion

Gazetarja Rudina Xhunga në një lidhje telefonike në emisionin “Breaking" me Xhoi Malësian Top News ka rrëfyer takimin e fundit që pati me Zamir Dulen, gazetarin e kronikës së zezë që ndërroi jetë një ditë më parë.

Gazetari ndërroi jetë në një spital privat në Tiranë, ku ndodhej i shtruar pas ndërhyrjes kirurgjikale së cilës iu nënshtrua. Dule do të prehet në vendlindjen e tij në fshatin Miras të Korçës, ndërsa lajmi i hidhur është mësuar nga familjarë të të ndjerit.

“Ngushëllime familjes, unë e kam takuar në Miras me nënën, nuk e harroj kurrë nënën e tij. Ishte një kohë me idealist dhe ambiciozë, Zamiri ishte nga atë të tillë, ishte ambicioz dhe idealist. Ishin kohë që nuk mund t’i shpjegosh dot, unë isha gazetare kulture në kohën kur Zamiri ishte gazetar i kronikës. Ishim në të njëjtat zyra, në të njëjtat mbledhje, në të njëjtat biseda, në të njëjtat tavolina. Unë nuk e dija që Zamiri, pasi të gjithë iknin në shtëpi, ai flinte në redaksi, nuk e kam ditur këtë gjë, e kam mësuar vetëm ditën kur jam kthyer në redaksi, ka qenë data 4 mars dita kur pashë kompjuterin tim të djegur, një prej shumë kompjuterave të Kohës.

Ai u mor me vete në polici, u keqtrajtua dhe u dhunua në atë mënyrë në të cilën nuk u mor vesh kurrë, askush nuk mund të thotë se çfarë ndodhi atë natë, por dimë të themi që pas asaj nate Zamiri përfundoi misionin e tij të gazetarit dhe u kthye tek vetja, të gjithë në një moment frike dhe tmerri, pas këtij reagojmë në mënyra të ndryshme, dikush strehohet në kompromise, dikush në depresion, mesa duket ky ishte fati i Zamir Dules, të strehohej në depresion, pas dhunës shtazarake nga pushteti i Berishës.

Zamiri nuk kishte probleme të shëndetit mendor, ai ishte i tërhequr. Ai nuk donte të fliste më e askënd. Ishte një reagim ndaj gazetës që e pësuan gazetarët, është rrjedhojë e mënyrës se si reagonte qeveria e asaj kohe ndaj medias, represion dhe dhunë, shumë gazetarë e pësuan, të tjerë bënë kompromis, të tjerë shpëtuan”, tha Xhunga.

Në vitin 1994, ai erdhi në Tiranë ku mbuloi po sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Ai arriti kulmin në karrierën e tij në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”.

Zamiri u tërhoq nga profesioni pasi u dhunua barbarisht nga policia e ish- presidentit demokrat Sali Berisha në marsin e vitit 1997. Ai u shoqërua në polici ku u torturua e për pasojë pati edhe probleme të shëndetit mendor.

Qeveria e kryeministrit socialist Fatos Nano i akordoi gazetarit Zamir Dule pension special, në shenjë vlerësimi për punën në kushte të përndjekjes dhe sidomos për torturimin e tij nga struktura policore.

Pas largimit nga gazetaria Dule u zhvendos në Korçë, ku jetonte me vëllanë në vendlindjen e tij, fshatin Miras të Devollit. Shëndeti i tij është përkeqësuar vazhdimisht.

9 Komente

  1. E
    Estref Coku

    Kur e takove per here te fundit

    Përgjigjjuni
    1. D
      Devis,Nju Jourk...

      Kur do ti paguaj Sali kèrma te zezat qe I bèri Shqipèrise ne ' 97? Bravo Rudina ,nga te paktat qe ka folur per kete gazetar hero te luftes ne vitet e shkèrdhatokracise...

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ardian

        Ky është banditi krimineli me bandat dhe kriminelët që kishte dhe i ka mbas vetes SALI BERISHA! Pa përmendur dhe shum vrasje që ka bo.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Traktori

          I perjetshem kujtimi i tij! Ju Rudina dhe gjithe koleget e tij akuzoni Berishen per gjendjen e kolegut tuaj,minimalja qe duhet te beni ne nder te tij eshte, te paditni ne SPAK per krim Sali Berishen. Tregimet e tjera s'kane vlere.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sevi

            Krimet e Sali non grates nuk kane te sosur,vrases dhe hajdut.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bulqiza e Bulqizakeve!

              Qeni, ska len gje pa bere ketij vendi, me edepsez soj sdel me nga ky vend. Tani me siguri ka fillu me e gjet rumpalla…

              Përgjigjjuni
              1. 1
                1

                Cne dhune gazetareve ne kohe te saliut.Thjesht jane thashetheme.Saliu ishte dhe eshte dashnor i fjales se lire ,vetem qeveria e tij ishte shpallur nje cik qeveri gangsteresh

                Përgjigjjuni
                1. E
                  E verteta, si eshte...

                  Zamiri te prehet ne paqe. Por dicka e vertete duhet thene. Ju vertet keni qendruar ne nje zyre, por duhet thene qe dikush ne ate zyre e ofendonte dhe e bullizonte Zamirin, sa ai rrinte gjithe kohes i frustruar nga kjo gje. Kush ishte ky dikush? Vdekjen e Zamirit ju po e perdorni per te akuzuar "rregjimin" e Berishes si terrorist, jo se po ju vjen keq per Zamirin. Uroj te lexosh kete mesazh.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E verteta, si eshte...

                    Libri "Perbindeshi i Tropojes" nuk eshte per Sali Berishen. Eshte nje liber per personat kriminele ordinere dhe te pasionit. Libri eshte sponsorizuar nga Nikolle Lesi dhe Zamiri eshte orientuar nga dikush per te vene titullin "Perbindeshi i Tropojes" gjoja qe te bente pershtypje tek njerezit dhe te shitej. Ne fakt, "te zgjuarit" qe rekomanduan titullin ja kishin me hile Zamir Dules. E perdoren per t'i bere nje kafshim tjeter Sali Berishes. Zamiri i ndjere, e degjoi keshillen dhe e perdori titullin. Libri nuk u shit aspak, pavarsisht titullit te rekomanduar me hile. Uroj qe ta lexosh edhe kete zonja Rudina Xhunga.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje