
Tre-mujori i parë i këtij viti nis me një rritje tëjashtëzakonshme në numrin e udhëtarëve për AeroportinNdërkombëtar të Tiranës, krahasuar me vitin e kaluar.
Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2024 TIA raporton 63.9% më shumë udhëtarë sesa e njëjta periudhë, vitin e kaluar. Plot1,910,616 pasagjerë kanë hyrë dhe dalë nga kjo portë qëtashmë është kryesore për Shqipërinë, krahasuar me 1,166,000pasagjerë, për tre-mujorin e parë të vitit 2023.
Vlen të theksohet që viti 2023 ishte gjithashtu një vit rekordinë shifra udhëtarësh ku deri në fund të muajit dhjetor u numëruar mbi 7.2 milion pasagjerë. Kjo ka qene shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar tëTiranës, e cila ishte edhe pika më e madhe e fluksit të turizmitnë vend ku në total, në të gjithe Shqipërinë u regjistruan 10 milion udhëtarë.
Me marrëveshjet e reja për linjat low cost si edhe me shtimine madh të linjave të reja me destinacione direkte, TIA vijon tëketë rritje të pakrahasueshme udhëtarësh dhe kjo është mëse e dukshme edhe nga shifrat e këtij viti. Drejtuesit e aeroportitkanë parashikuar që për vitin 2024 të mirëpresin mbi 9 milionpasagjerë, por me trendin e deritanishëm, ky target duket se do të tejkalohet. Muajt me fluksin më të madh pritet të jenëmuajt maj – tetor, periudhë kur janë shtuar edhe shumedestinacione direkte, sezonale, për të rritur sa më shumëmundësitë për pushimet verore. Për të përballuar këtë fluks, TIA ka zgjeruar terminalin si edhe është duke punësuar stafsezonal që t’i përgjigjet me shërbim udhëtarëve të shumtë.
Së fundmi Iberia, ka nisur lidhjen direkte me Madridin. Qëprej muajit qershor, Tirana do të lidhet direkt me Kuwait, përmes Jazeera Airways. Me Croatia Airlines, nisin fluturimetdirekte drejt Zagrebit, nga 20 qershori. Air Baltic shtonqytetin e Rigës si destinacion në periudhën maj – tetor. WizzAir shton Valencian dhe Leipzig në listën e destinacioneve të këtij viti. Sun Express do të ketë linjëdirekte me Izmirin për sezonin qershor – tetor. LOT Polish Airline dyfishon prezencën drejt Varshavës, duke shtuaroperimet edhe me aeroportin e ri të Radom, prej qershorit. Transavia ka nisur lidhjen direkte me Amsterdamin si edhe do të fillojë fluturimet drejt Lyon, prej muajit prill. RyanAir do tështojë Marsejën, Kalabrinë, Brimingamin dhe Bristolin, ngaTirana. Aegean do të lidhë Tiranën me ishullin e Rhodos dheHeraklion (Kretë) përgjatë muajve qershor – tetor. Norwegian çel destinacionet drejt Kopenhagen dhe Oslo, gjatë muajvemaj – tetor. Antalia do të jetë e aksesueshme nga Tirana qëprej qershorit, me Pegasus. Po nga muaji qershor, nisinfluturimet direkte shtetin ende të paeksploruar të Omanit, me Salam Air. Ndërsa Stutgarti lidhet me Tiranën, me Eurowings,duke nisur nga marsi e në vazhdim.
Planet strategjike të Kastrati Albania, zotëruesi i 100% tëaksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, nuk ndalenme kaq. TIA vijon punën intensive për t’u zgjeruar edhe mëtej me një terminal edhe më të madh. Ndërsa, përsa i përketplaneve të linjave ajrore, synon të lidhë Tiranëndrejtëpërdrejtë me kontinentin e Amerikës, brenda vitit 2025. Për realizimin e kësaj rritjeje ambicioze, puna ka nisur si përterminalin e ri ashtu edhe për shtimin dhe rinovimin e pistës, që do të presë avionët ndër-kontinentalë.
Mburracakë!
Dhi e zgjebosur ne brigjet e Adriatikut. Ne aeroportin nderkombetar nuk shkon as Autobuzi , as Treni dhe avioni te le ne mes te nje fshati larg dynjase ne meshire te zotit.