VIDEO/ Rama ndan pamjet nga pastrimi i Durrësit: Do të ketë edhe më shumë flukse turistësh

2 Prill 2024, 16:09Sociale TEMA
VIDEO/ Rama ndan pamjet nga pastrimi i Durrësit: Do të ketë edhe

Në prag të sezonit turistik në Durrës po vijon puna për pastrimin e qytetit dhe të vijës bregdetare.


Krahas pamjeve të publikura ku vihen re ekipet e bashkisë së Durrësit duke pastruar në terren, kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se më shumë flukse turistësh do të ketë këtë sezon veror në Durrës.

“Shqipëri e pastër. Ekipet e bashkisë së Durrësit çdo ditë në terren për të pastruar qytetin dhe plazhet, në nisje të një sezoni veror që do të ketë edhe më shumë flukse turistësh”, shkruan Rama.

 

12 Komente

  1. T
    Turisti

    Nuk duhet bërë vetëm pastrimi nga leshterikët dhe mbetjet e tjera por duhet bërë edhe plugimi i rërës me traktor i gjithë zonës së plazhit të Durrësit dhe të Golemit ashtu sic bëhej në kohën e “DIKTATURËS”

    1. L
      Lakja

      Të vijë vetë këtu...sic pastroi Vlorën me duart e veta deputeti i zonës

      1. L
        Lesh leshteriku per pblikun.

        Plazhet i pastron Bashkia me parate e taksapaguesve dhe i perdorin privatet ku te gjitha fitimet i "rrasin" fort ne xhep dhe ndonje qi-ndarke e dergojne ne arken e bashkise. Plazhe Publike ka mbetur vetem si shprehje se nuk ekzistojne me, apo jo shoku Ramut ?

        1. a
          astrit

          Dje mbas shume vitesh qeshe ne plazhin e Durresit qe ne rinine time e therisnim "Teuta" U tmerova nga ato qe pashe, ai plazh i bukur i gjithe ne nje harmoni prefekte hapsirore ku deti, qielli, rera gjelberimi e njerezit unifikoheshin ne ate qe quhej plazh i bukur. Dje pashe ndertime pa fund qe shemtojne ne menyre te pakthyeshme bukurine natyrore qe na ka falur Zoti. U trishtova! Vetem barbaret veprojne keshtu.

          1. D
            Drejtësia e munguar

            Dhe Barbarët ishin të gjithë kryebashkiakët e qytetit të Durrësit mbas 1990, të cilët sot janë të lirë dhe lundrojnë në det me motorskafe luksoze me vela

            1. B
              Bimi

              Të ça Partie të lutem? Me qen sa më korrekt se në Durrës ska mbet zorraxhi pa mbush thesin po të ça partie ishin kryebashkiakët?

              1. X
                Xxxxxx

                Po,motoskafe luksi,mirpo lundrojn në halen që ndërtuan,se diku jasht shqipris nuk lundrojn dot se do i kapin për jashttoksor.Ndyrsira mesjekar

            2. T
              Turist prej halli

              Për kuriozitet vajta të Djelën për të parë Melia-n tek Gjiri u Lalzi,kisha kohë pa e parë atë zonë dhe duke bërë xhiron buzë detit,gjithë vija bregdetare ishte e mbushur me mbetje plastike,kryesisht shishe e qese,plus rëra ishte super e pistë.Ajo që më ra në sy përveç buzëqeshjes ironike që të imponon sakëlldia e krijuar nga kjo pamje groteske e kuptimit të të bërit turizëm nga komunarët ‘katërcepësh’ që drejtojnë tash 30 e kusur vjet qeveritë vendore,që në fakt është pasqyra e qendrës,vura re dhe një çift të huaj që ishte para nesh kur dolëm nga Melia ne breg të detit dhe filmonte gjithë bregun ‘e zbukuruar’..filmonin dhe qeshnin. I thashë gruas ,këta nuk po i filmojnë se ju pëlqen kjo gjë,që ta shohin në shpi kur te kthehen,por sigurisht diku do t’a demostrojnë për të treguar realitetin ndryshe nga ajo që propaganda e ditës po ‘çan oqeanet’..duke harruar se mund t’i kthehet në bumerang nëse nuk i marrin seriozisht ato që thonë,sepse vërtet turistët herën e parë do vijnë për t’a provuar dhe herë të parë mund të perfshij një numër të madhe njerzish ( turistësh),por kur faktet dhe filmimet negative fillojnë e shtohen,ato bëhen të rrezikshme për një turizëm të vërtetë.Nga ana tjetër ,ndjehesh keq dhe një herë,dhe për të disatën herë,i thashë vehtes ,je mirë aty ku je dhe mos u ndi,se si zor do të ndryshojë ky vend,përderisa mentaliteti është akoma shumë larg konceptit të shtetit.

              1. s
                sapa

                Po turisti i huaj o pleher do natyre dhe jo beton!

                1. D
                  Deda

                  O sapa rrotë kari , po ku do hanë e do flenë turistët e huaj , në det apo jashtë në lëndinë ?

                2. Q
                  QYTETARI I REVOLTUAR

                  Permetari Nuk mbahet qyeteti i paster se dolen per pastrim keta qe jane administrata me e koruptuar ne planet (vetem ai qe nuk ka patur hall per te zgjidh me administraten vendore kryesisht ne Tirane si kampione e korupsionit ,injorances dhe mjeshtra per te zhvatur edhe qindarken e fundit nga qytetari i thjeshte ku rekordin e mbajne pasardhesit dhe te emeruarit e kryehajdutit Qato ne IMT ) POR vendosni kosha te vegjel ne cdo shtylle ndricimi. Pastroni dhe kazanet e shkateruar DHE atehere aplikoni dhe gjobat per ndotesit e ambientit VETEM KESHTU mbahet paster QYTETI Merni shembull nga Permeti. ADMINISTRATA po e zbraz Shqiperine dhe mungesa e punes

                  1. K
                    Kapiteni

                    O lehgen krm plazhet ti pastroje privati o te qifsha graun o demagog o bythqire se plazhe te lira jane shume pak

                    Lini një Përgjigje