FOTOT/ Shkolla 9-vjeçare 'Emin Duraku' drejt përfundimit, Rama: Së shpejti do të hapë dyert për 1200 nxënës dhe mësues

1 Prill 2024, 11:53Sociale TEMA
FOTOT/ Shkolla 9-vjeçare 'Emin Duraku' drejt përfundimit,

Shkolla 9-vjeçare ‘Emin Duraku’ është drejt përfundimit të punimeve. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se kjo shkollë do të hapë dyert së shpejti me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues.

''Drejt përfundimit puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare "Emin Duraku" në zemër të Tiranës, e cila do të hapë dyert së shpejti me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues'', shkruan Rama.

Shkolla ‘Emin Duraku’ është rindërtuar si pjesë e fondit ‘EU4schools’ të financuar nga Bashkimi Evropian.

 

1 Komente

  1. S
    Shkërdheni

    Po mirë bëni që bëni shkolla, po pyetja është, po nuk i dhatë siguri vendit, a do keni nxënës për ti mbushur?

    Lini një Përgjigje