Një protestë e sindikatave greke nga data 2 prill deri më 4 prill do të sjellë kufizim të kalimit në pikat kufitare Shqipëri-Greqi.
Të gjithë qytetarët që duan të kalojnë kufirin me automjete të vogla, nga data 2-4 prill do të duhet të lëvizin sipas një grafiku me orare të caktuara.
Për një orë do lejohen hyrje-daljet, ndërkohë që 3 orët në vijim, trau do ulet në të dyja anët e kufirit.
Qytetarët që kalojnë këmbësor dhe pa bagazhe do të lëvizin pa probleme, ashtu si edhe rastet për emergjenca shëndetësore.
Mjetet e tonazhit të rëndë (kamionët), autobusët dhe shërbimet taksi ndalohet të kalojnë gjatë kësaj kohe.
Kalimi në kufi për automjetet e vogla (me orën greke)
02/04/2024
-06:00-07:00
-10:00-11:00
-14:00-15:00
-18:00-19:00
-22:00-23:00
03/04/2024
-02:00-03:00
-06:00-07:00
–10:00-11:00
– 14:00-15:00
-18:00-19:00
Lini një Përgjigje