Ndryshon sërish kodi rrugor – Përcaktime të reja për peshat dhe dimensionet e mjeteve që lejohet të qarkullojnë

1 Prill 2024, 20:10Sociale TEMA
Ndryshon sërish kodi rrugor – Përcaktime të reja për

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka propozuar ndryshime në Kodin Rrugor, në lidhje me përmasat apo peshën e automjeteve që lejohet të qarkullojnë. Sipas relacionit shoqërues, ndryshimet synojnë përmbushjen e përputhshmërinë me Direktivat e Bashkimit Evropian, pasi aktualisht konstatohen ndryshime në vlera.

“Vendosja e standardeve të kërkuara nga direktiva evropiane në lidhje me peshat dhe dimensionet, si standarde gjerësisht të përdorura në vendet e BE-së do të përmirësojë konkurencën dhe zbatimin e ligjit midis operatorëve të transportit profesional me mjete të rënda si dhe një siguri rrugore të shtuar të këtyre mjeteve dhe ndotje mjedisore më të pakët”, – thuhet ndër të tjera në relacion.

Aktualisht, Kodi Rrugor shqiptar përcakton se çdo mjet rrugor, duke përfshirë edhe ngarkesën e tij, duhet të ketë: gjerësi maksimale jo më të madhe se 2.55 m, lartësi maksimale jo më të madhe se 4 m dhe 4.3 m për autobusët dhe trolejbuset e destinuar për linjat e shërbimeve publike, si dhe gjatësi 7.50 – 12 m sipas numrit të akseve të mjetit. Kodi vendos kufizim edhe për rimorkiot, si dhe për peshën që duhet të ketë çdo mjet transporti.

Ndërkaq, sipas ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Infrastrsukturës dhe Energjisë, kufizimet hiqen nga Kodi Rrugor dhe përcaktohen me vendim qeverie, qe do të duhet të dalë menjëherë pas miratimit të Kodit të ri. Kjo bëhet për arsye se, përmasat gabaritë të automjeteve janë subjekt përditësimi të vazhdueshëm i direktivës evropiane dhe se këto përditësime do të bëheshin më mirë përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet e propozuara nuk prekin mjetet jashtë norme dhe transportet në kushte jonormale.

2 Komente

  1. R
    Rruget po behen - zbatimi i rregullave jo

    A thua se Kodi Rrugor eshte problemi ne Shqipëri. Futja kot me Kodin Rrugor, Kur urgjente jane gjera te tjera - rregullat e qarkullimit mungojne (nje pakicë shoferësh ne Shqipëri e dinë rregullon si futesh ne rrethrrotullim dhe si dilet, dhe kush ka priorities. Nuk ka vizime ne rrugë ne rrethrrotullim. Nuk ka njenja qe te thone jep prioritet nga e majta jote. Se keshtu në rrugë te drejte ecën edhe gomari. Problemi qëndron kur vjen puna tek vendimmarrja - te futen unë, apo makina tjeter. Ministria e Brendeshme nuk ka asje fushate sensibilizim/edukimi per popullin.

    1. S
      Shaban Sheba

      Kodi rrugor ne Shqiperia duhet bere si me poshte: Ne rreth rrotullim futet i pari ai qe ia pret rrugen tjetrit. Ne udhekryq futet i pari ai qe futet me shpejtesi me te madhe. Te tjeret duhet te presin. Ne vijat e bardha prioritetin e kane makinat e shtrenjta. Njerezit jane me te sigurt aty ku nuk ka vija te bardha.

      Lini një Përgjigje