Vdes tragjikisht në SHBA vëllai i Piro Milkanit, pedagogu i Akademisë Detare të Vlorës

4 Prill 2024, 09:58Sociale TEMA
Vdes tragjikisht në SHBA vëllai i Piro Milkanit, pedagogu i

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare në SHBA Mihallaq Milkani, pedagog i njohur i Flotës Luftarako-Detare të Shqipërisë, vëllai i regjisorit Piro Milkani.

Mihallaq Milkani ndërroi jetë tragjikisht pasi u godit nga një kamion në Worcester të Massachusetts, teksa po qëndronte me një mik të tijin në një parking të zonës.

Milkani ishte frekuentues i rregullt i një kafeneje në bulevardin “Richmond” ku mblidhej së bashku me shokët e tij shqiptarë dhe jo vetëm. Por qëlloi që këtë ditë, kafeneja ishte mbyllur dhe ata vendosën të shkonin diku tjetër. Gjatë rrugës, një kamion e përplasi teksa po kryente manovër në indietro në një shesh parkimi.

Mihallaq Milkani përshkruhej si një njeri shembullor, i dashur me të gjithë dhe një gjysh i palodhur që përkujdesej çdo ditë për nipërit dhe mbesat e tij.

I lindur dhe i rritur në një kodër në Drenovë të Korçës, Mihallaq Milkani pati një rrugëtim të karakterizuar nga guximi, përkushtimi dhe dashuria e palëkundur.

Në moshën 22 vjeçare, në vitin 1957, Mihallaq Milkani u largua nga Shqipëria për të studiuar në akademitë detare në Shën Petersburg, Rusi dhe Riga, Letoni (atëherë ende pjesë e Bashkimit Sovjetik), sipas vëllait të tij më të vogël Piro Milkani, i cili është një prej regjisorëve më të njohur shqiptarë.

Mihallaq Milkani u kthye në Shqipëri, ku shërbeu si oficer i marinës deri në fillim të viteve 1970. Ai shërbeu në nëndetëse pranë ishullit të Sazanit.

Milkani dha mësim si profesor për rreth 10 vjet, deri në vitin 1982, në Akademinë Detare në Vlorë. Ai madje shkroi një libër shkollor që studentët e tij do ta përdornin si një manual të rëndësishëm.

“Edhe pse jam personazh publik në Shqipëri, shpesh herë njerëzit më ndalonin në rrugë për të më shtrënguar dorën dhe për t'u prezantuar si studentë krenarë për mësimet e vëllait tim në Akademinë Detare në Vlorë,” tha Piro Milkani.

“E gjitha ishte falë përkushtimit të Mihallaqit ndaj profesionit të tij”, u shpreh ai.

17 Komente

  1. T
    Toei

    Ngushellime familjes

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      Njeri model, i perkushtuar per te miren e Atdheut, njeri me zemer te bukur dhe mendje te hapur... Ngushullime per kete humbje te papritur e te befasishme. Vellai i tij, Pirua legjende ne kinematografi, shpreh sinqerisht ta kaloje kete dhimbje...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kinostudio

        Keqardhje dhe ngushëllime familjes. Po pse ky i vëllai, regjisori Piro Milkani,hiqet si i persekutuar nga regjimi komunist në ca intervista në tv? Ky dhe vetë ka studiuar në Çeki me sa dimë?!!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dreni

          Edhe Mihal Luarasi, edhe Kujtim Spahivogli e plot të tjerë kishin mbaruar shkollat jashtë shtetit dhe u persekutuan.Si ata mund të ishte persekutuar edhe Piro Milkani apo çfarëdo njeri tjetër për ndonjë “gabim” të ngjashëm.Politizimi i skajshëm apo mllefi nuk duhet t’ju cungojë aftësinë për të gjykuar o njeri!

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qahen qetë,jo qerrja

            Kujtim Spaivogli dhe Mihallaq Luarasi u burgosën dhe u syrgjynosën mor avokat i kotësisë. Kurse këtij regjisorit,nuk i hyri gjemb në këmbë dhe është regjisori që ka më shumë filma në komunizëm. Prandaj mos broçkullat kot dhe krahason të pa krahasueshmen.

            Përgjigjjuni
          2. m
            mamica

            Ja paske fut kot o mik qe ske lidhje fare me Kinostudion. Na trego se ne cilen interviste Piro Milkani eshte hequr si i persekutuar apo fol te flasim. Artikulli eshte me teper per vdekjen e te vllait dhe nqtse nuk ngushellon dot atehere te pakten mos fol o ngatrestar. Jam nje mik i Piros dhe i njoh mire edhe Piron edhe Mihallaqin, jane njerez shembellore qe i kane dhene shume ketij vendi.

            Përgjigjjuni
          3. Roberto

            Ngushellime familjes per kete humbje.

            Përgjigjjuni
            1. F
              FAMILIA CAKAJ CHICAGO

              Ngushullime Familjes.zoti ju dhente forc qe ta perballoni kete dhimbje.familia.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Përgjigje

                I qofte dheu i lehte ketij Milkanit, po perse kishte ikur nga Atdheu? Nuk i mjaftonte pensioni? Kishte mbetur papune, apo iu mbyt vaporri?

                Përgjigjjuni
                1. h
                  hysa

                  Ore ti pake qene nje hajvan qe nuk e ke shokun! Po pse ty do te pyeste se ku te shkonte.?! Jo do rinte si hu gardhi aty ku me sa duket banon ti.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Përgjigje

                    hyse, po pse mer bir qeke kaq harbut, une nuk desha te me pyeste mua se edhe une nuk kam pyetur e s'pyes njeri se ku vete, thjesht desha te dij arsyen, se keto figurat e shquara nuk duhet ta braktisin atdheun. Nejse keshtu mendoj une, po mund ta kem edhe gabim.

                    Përgjigjjuni
                2. F
                  Fatmir Berberi

                  Me vjen shume keq per kete lajm te hidhur.Mihallaqi ishte njeri i fjales dhe i vepres.Humori i tij ishte teper i kendeshem. Ngushullime familjes dhe te afermeve.U prehte ne paqe shpirti i tij i paster.!

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Ceni Boston

                    Ngushellime per humbjen tragjike te Mihallaqit! E kam njohur dhe ka qene njeri shembullor. Po ashtu shembullor eshte dhe i respektuari regjizor Piro Milkani!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lali Fiku tiranasi i vjeter qe e quan veten tironc

                      Ngushellime familjes, po foto e Piros perse e shoqeron kete shkrim, kur Mihallaqi ishte vete i njohur si figure?

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Na mbyten

                        Ngushellime ka qene burre zotni ashtu sic pershkruhet.Por me ben pershtypje pordhet e maskuara te studentit te Cekise ne Trishtimi i zonjes Shnajder qe qe atehere e kishte kuptuar sistemin.Logjika e shtjelluar ne film dukej sikur e nje plaku qe kishte hequr te zite e ullirit ne Shqiperi dhe jo e nje bythmuti qe kishte pasur fatin te studionte jashte bashke edhe me vellain.Nuk me intereson kultura e tij ai eshte regjizori 5 pse i 6 por hipokrizia tij.Mbaj mend kur tregonte per xhirimet e Ciftit te lumtur dhe ky si largpames kishte kuptuar atmosferen e zymte te pleniumi 4 kurse aktoret e tjeter mendonin ti ka kalonin sa me me atmosfere kohen pas xhirimeve me mungesat apo veshtiresite e kohes tamam hipokrit.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI

                          Ngushellime te sinqerta familjes .

                          Përgjigjjuni
                          1. Muhamet Muco

                            Te qofte dheu i lehte mik i dashur. Ne qe te kemi njohur e dime, se ke qene Zotni me zemer te madhe. Ngushellime familjes per largimi tragjik nga jeta te njeriut te dashur.

                            Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje