Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës parashikohet të zgjatin 19 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës me kompaninë që do të kryejë punimet.
Në tenderin e hapur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për fazën e parë të projektit specifikohet se periudha e parë e punimeve përfshin gërryerjen, prishjen e betonin ekzistues, si dhe ndërtimin e veprave të artit ku përfshihen tombinot apo drenazhimet, ndërkohë që asfaltimi do të nisë në muajin e 11-të të punimeve.
Paralelisht, është specifikuar se pas zgjerimit të autostradës, shpejtësia e lejuar për qarkullimin e automjeteve do të jetë 90 – 140 km/h.
Tenderi i hapur nga ARRSH përfshin fazën e parë dhe ka një fond limit prej 1.66 mld lekë, ndërkohë që kompanitë e interesuara do të kenë një muaj afat për dorëzimin e ofertave të tyre.
Nisja e punimeve për zgjerimin e këtij segmenti rrugor është paralajmëruar më herët nga autoritetet shqiptare, që gjithashtu kanë bërë me dije se autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi.
Punimet për zgjerimin fillimisht do të përfshijnë 5 km e parë të autostradës. Paralelisht është hapur dhe tenderi për rikonstruksionin e rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, që gjithashtu të çon në Durrës.
Fondi limit për ndërtimin e lotit të parë të kësaj rruge është rreth 755 mln lekë. Ndërhyrja në këto 2 akse rrugore synohet të sjellë një përmirësim në drejtim të trafikut, që aktualisht paraqet probleme të shumta.
Shame mire e keni menduar per shpejtesine qe te hane koken skipetaret dhe te shkojne ne te semes.
Akoma se ke kuptuar qe aksidentet vijne ne autostrada si kjo e sotmja ku makinat ecin me 40-50 ne ore ne autostrade me 90km ne ore. Patjeter qe do kete aksidente sepse bllokimi trafikut I ben njerzit te padurueshem. Kush do te eci me 50-60 ti bjere rrugeve dytesore.
U keputen ne byth
Po ketu sa do vjedhin? 5-10 milon euro per cdo kilometer? Duhet te kete probleme te medha gjeologjike rruga se ka qafa, ura dhe tunele.
Si ka mumdesi qe ska kurajën me i thënë dy fjalë KM z. Rama. Të rehabilitojnë para Kombinat - Ndroq-Plepa e pastaj të rehabilitojnë Tiranë-Durrës.Në një fare mënyre kemi shfryrje të trafikut.Kemi dy vjet te rrethrrotullimi i unazës te pallati me shigjeta që punojnë tre veta gjithsej dhe çdo natë jemi nga një orë në trafik imagjino kur të fillojnë autosdradën çfatë kasaphane do jetë trafiku.jemi në kolaps si shoqëri, kto kemi mbjellë në 30 vjet dhe normal kto janë korrat.
Si ka mumdesi qe ska kurajën me i thënë dy fjalë KM z. Rama. Të rehabilitojnë para Kombinat - Ndroq-Plepa e pastaj të rehabilitojnë Tiranë-Durrës.Në një fare mënyre kemi shfryrje të trafikut.Kemi dy vjet te rrethrrotullimi i unazës te pallati me shigjeta që punojnë tre veta gjithsej dhe çdo natë jemi nga një orë në trafik imagjino kur të fillojnë autosdradën çfatë kasaphane do jetë trafiku.jemi në kolaps si shoqëri, kto kemi mbjellë në 30 vjet dhe normal kto janë korrat.
Qarkullimi nen 90km/ore nuk lejohet? 140km/ore nuk lejon as Amerika qe i ka korsite gjysem here me te gjera dhe rruget pa fund!! Jepini, shuajeni kete popull se kete mision keni patur e keni, qeveri pas qeverie!
O TE MARRE, O TE PANDREQSHEM, O SKLLEVER PREJ PESEQND VJETESH.PERSE DUHET SUPER SHPEJTESI PER NJEZET MILJE RRUGE?!