"Kanë pamje nga vilat e Trampit" - Çmenduria në Vlorë, rriten deri në 200 euro për m2 banesat nga ku shihet Sazani!

4 Prill 2024, 17:13Sociale TEMA
"Kanë pamje nga vilat e Trampit" - Çmenduria në

Reuters i ka kushtuar një artikull planeve të Jared Kushner për të investuar në Sazan.

Dhëndri i Trump i njoftoi planet muajin e kaluar, pjesë e një investimi më të gjerë nga Partnerët e tij Affinity në Ballkan, i cili përfshin të paktën dy projekte në Shqipëri dhe një të tretë në Beograd në ish-selinë e ushtrisë.

Projektet mund të nxisin ekonomitë lokale duke tërhequr vizitorët, por ato janë përballur me kundërshtimin e atyre që kanë frikë se do të dëmtojnë mjedisin ose, në rastin e Beogradit, do të kërcënojnë vendet me rëndësi kulturore – shkruan REUTERS dhe shton:

“Kushner i paraqiti planet disa javë pasi Parlamenti i Shqipërisë ndryshoi një ligj që lejonte qeverinë të japë leje ndërtimi në zonat e mbrojtura për hotele ose resorte me pesë yje ose më shumë. Qeveria në atë kohë nuk tha se sa ka planifikuar të investojë Affinity”.

Kushner dhe Affinity Partners nuk iu përgjigjën kërkesave të Reuters për koment.

Agjencia e njohur e lajmeve ka shkuar dhe në Vlorë ku ka folur me Bashkinë dhr banorët. Vlonjatët i kanë vënë tashmë një emër projektit për Sazanin, i quajnë “vilat e Trump”, megjithëse ende asgjë nuk ka nisur.

“Planet e Kushnerit, të cilat vendasit i quajnë “vilat e Trump”, tashmë po bëjnë bujë. Agjenti i pasurive të paluajtshme Flori Brahimaj tha se çmimet për apartamentet me një pamje të mundshme mbi truallin e planifikuar të projektit tashmë janë rritur midis 100-200 euro për metër katror” – shkruan Reuters.

12 Komente

  1. A
    Alfred

    Eshte per t'u gezuar, apo per t'u trishtuar,prej ketyre bllofeve qe ben mafia ne pushtet?! Po nese ky i famshem projekt nuk do realizohet fare?...Sazani nuk ka uje dhe nuk ka plazhe!!!! Nese do i kishte jeto dy elemente bazike, do kishte vila pushimi qe ne kohen e ilireve dhe romakeve! ....

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      Hahahahahaha po nje tubacion nen ujor nga uji i ftohte ne Vlore deri ne Sazan dhe ja u zgjidh ceshtja e ujit. Ti ke SharmEl Shehik ne Egjypt qe ska pike uji dhe i vjen nga qindra km larg nje qyteti te tere. Cthua budallalleqe. Vetem para te kesh se e hedh ujitin perpjete!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sazani

      Arsye alla shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Opionisti

        Eshte hapur dosje per dhentri trump ne amerike dhe te ndalohete i ka ardhur dosja nga fbi ne amerike

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mere me leng

          Po kush i ha keto pallavra o tema me gjithe basmen. Mjerane mbetet

          Përgjigjjuni
          1. D
            Davidi

            Çmimet i rrit karlliku qe tha Rama. Vilat e Kushner do jen nga bregu tjeter. Esht ber Rama si Yellen, qe kur hap gojen, ndryshon tregu i dollarit.

            Përgjigjjuni
            1. k
              kopetenti

              Ore budallenje nese rriten cmimet, rriten se ato apartamente kane pamje nga deti dhe sigurisht sepse eshte rritur kerkesa per blerjet.

              Përgjigjjuni
            2. E
              Edlira

              hahahahah... me lot... Popull-dele...kur hame bar, i duam fijet e barit me pamje nga "vilat e Trumpit"!

              Përgjigjjuni
              1. s
                shqipo kusurja

                jahahahaa kur ka budallenj qe i blejne, pse jo

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Trumpisti

                  ...ore vellezer shqiptare, po ceshte kjo cmenduri , vertet mendoni qe do shikoni koqet (me falni desha te thosha vilat e Trumpit? Trump ,racisti,fashisti,kurvari,hajduti ka 89 ceshtje te hapura eshte gati per burg , thone qe ne USAi kane vajtur breket ne fund te kembeve ,aty afer eshte edhe Jared !

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lexues

                    Artikulli eshte per Zvernecin, jo per Sazanin. Jep ca pamje spektakolare te flamingove qe ngrihen ne fluturim nga Laguna e Nartes dhe interviston nje ambjentalist shqiptar qe me te drejte thote qe nuk duhet ndertuar ne nje zone te mbrojtur me nje bukuri te tille natyrore. Pastaj interviston dhe kryebashkiakun e Vlores qe thote se pa investime si do na vijne ata qerrata turista. Ate agjentin imobiliar e kane futur per efekt komik se dihet qe flasin kodra mbas bregu. Personalisht, mendoj se duhen pyetur ata barinjte qe lane kockat duke cliruar Vloren ne 1920-n se çfare mendojne per vilat e trapit.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      E di

                      barinjte cliruan lesht e Vlores... cdo perralle me barinj heronj... na e shpifet!

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje