Ndërtuesi shet apartamentin dy herë në të njëjtin noter dhe më pas zhduket!

4 Prill 2024, 21:10Sociale TEMA
Ndërtuesi shet apartamentin dy herë në të njëjtin noter

Fiks Fare denoncoi mashtrimin e një ndërtuesi, i cili ka shitur dy herë të njëjtin apartament. Skandali thellohet më tej, pasi shitja është bërë në të dyja rastet te i njëjti noter.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua qytetari Sefedin Jashari, i cili tha se “ndërtuesi Ahmet Tushe e ka mashtruar”. Ai pohoi se ka blerë një apartament në vitin 2020, por ka mësuar se i njëjti apartament, në të njëjtin kat dhe në të njëjtën kuotë, ishte shitur në 2018-ën! Madje, të dyja kontratat, si ajo e 2018-ës (e para) dhe e 2020-ës (e dyta) ishin bërë te noteri Skënder Poga në qytetin e Durrësit. Apartamenti ndodhet në lagjen nr.13 në Durrës, teksa prej shumë muajsh qytetari kërkon ndërtuesin, por ka mësuar se ai “është zhdukur”.

Sefedini thotë se është nga fshatrat e Dibrës dhe tani jeton prej shumë kohësh në Itali. “Disa vite më parë bleva një apartament në lagjen Nr.13 në qytetin e Durrësit te firma ‘Albion Construction’, me pronar Ahmet Tushe. Fillimisht e bleva në 2009-ën në katin e dytë plus edhe një garazh. Më vonë më thotë se, do të jap një hyrje tjetër në katin e 5-të, me të njëjtën sipërfaqe. Anulova kontratën e parë dhe bëra kontratë porosie për blerjen e apartamentit në katin e 5-të. Kontratën e dytë e bëra në vitin 2020, bashkë me plan vendosjen, lejen e ndërtimit, kuotën dhe katin përkatës” pohon qytetari.

Ai shton se ka shkuar bashkë me Ahmetin te noteri Skënder Poga, në qytetin e Durrësit, ku përpiluan edhe kontratën e porosisë për apartamentin me sipërfaqe 104 m2 në katin e 5-të. “Unë pagesat prej 40 mijë eurosh i kisha kryer që në 2009-ën. Kaluan disa vite dhe punimet s’po përfundonin. Disa punë i kam bërë vetë dhe doja që atje të jetonin prindërit e mi. Por asnjëherë nuk jetuan, pasi vitet kaluan dhe babai ndërroi jetë. Por më e keqja erdhi, se disa muaj më parë, mësova se i njëjti apartament, me të njëjtën sipërfaqe, me të njëjtin kat, por edhe kuotë, ishte shitur në vitin 2018-ën te një qytetar tjetër. Madje, kontrata ishte bërë te i njëjti noter, Skënder Poga në qytetin e Durrësit” shton qytetari.

Mësohet se, blerësi tjetër ka paditur firmën dhe vetë Sefedinin në gjykatë. “Tani nuk e dimë se sa herë të tjera e ka shitur këtë apartament Ahmeti, pasi kam mësuar se edhe persona apo blerës të tjerë, kanë të njëjtin problem si mua në të njëjtin pallat. Po bëj disa muaj që po e kërkoj, po s’po e gjej në asnjë vend. Dikush më thotë se është në kërkim, tjetri që është larguar. Mua më kanë humbur gati 40 mijë euro që kam paguar” përfundon ai.

Pas ankesës, qytetari dhe gazetarët e “Fiks Fare” kërkojnë ndërtuesin Ahmet Tusha. Fillimisht, ndërtuesin e kërkojnë në zonën e Yrshekut në Tiranë, ku dhe Ahmeti ka jetuar bashkë me familjen. Një komshi u thotë se Ahmeti po bën muaj me radhë që nuk vjen në këtë banesë. “Para 6 muajsh ka ardhur e shoqja, ka marrë disa gjëra dhe s’e kam parë më. Nuk e di ku është. Ju jeni të fundit që po e kërkoni, se këtu kanë qëndruar edhe me Kallashnikov për ta vrarë” pohon komshiu. Fiks Fare ka mësuar se ndaj këtij ndërtuesi janë depozituar disa kallëzime penale në Policinë dhe Prokurorinë e Durrësit.

Qytetari dhe gazetarët e Fiksit shkojnë te noteri Skënder Poga, i cili ka përpiluar të dy kontratat. Ata i kërkojnë shpjegime se përse është bërë në këtë mënyrë, ku rezultojnë se për të njëjtin apartament janë dy blerës. Noteri i përgjigjet se s’ka asnjë përgjegjësi për të verifikuar nëse është shitur. “Ai mund ta shesë edhe 100 herë. Unë nuk kam asnjë përgjegjësi për ta verifikuar. Nuk do rrija të hapja arkivën” u thotë ai. Më pas, qytetari konfliktohet me këtë noter, teksa i kërkonte shpjegime. “Dil jashtë, e di ç’të bëj. Mos më kërkoni llogari” i thotë ai. Ndërkohë, noteri kap me forcë nga krahu edhe gazetaren e “Fiks Fare”, duke vijuar kërcënimet. Ai i thotë se faji është edhe i qytetarëve, se duhet të shkonin të shihnin nëse apartamenti ishte i zënë apo jo.

Pas këtyre përgjigjeve ndaj qytetarit, Fiksi bisedon me noterin, duke i kërkuar shpjegime për 2 kontratat dhe konfliktin fizik. Poga pohon se ka disa javë që ka dalë në pension, ndërkohë për kontratat shton se “janë kontrata porosie dhe ndërtuesi mund të bënte edhe disa të tjera”. Fiksi e pyet nëse këto kontrata porosie i ka dërguar në Kadastër, teksa noteri vijon me të vetën se “Ahmeti s’ka të regjistruar prona në Kadastër”. “Ai mban përgjegjësi se e ka shitur disa herë. Unë vetëm kam bërë kontratat.

Unë s’jam inxhinier që të bëj verifikimet përkatëse. Edhe qytetarët duhet të bënin verifikime dhe mos ta blinin vend e pavend. Mirë këto, po ‘hajduti’ s’ka asnjë faj” thotë ai. Gazetarët i bëjnë me dije se për këto probleme, mes shitësit dhe blerësit, është noteri. Ai që garanton se ka një pronë, bazuar në leje ndërtimi dhe gjithçka tjetër. Madje, në të dyja kontratat janë edhe plan-vendosjet. Por noteri këmbëngul se, edhe sot nëse i shkon një blerës tjetër, mund të shesë të njëjtin apartament!

27 Komente

  1. l
    lani

    ne Shqiperi ka shume njerez te poshter

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pse ikun njerze

      Kjo ështe qmedurie të ndodhë gjëra të tilla në ditë e soti të le pa fjalë. Ky e ka plumbin hakë. Jeta dhe prona janë gjëja më e shtrejte e njeriut kurë Shteti nukë ta mbaronë atë her në atë vend nukë jetohët.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Noteri dhe ndertuesi duhet te arrestohen e te denohen. Nuk mund te lere drejtesia te tallen me njerzit nga keta maskarenj.

        Përgjigjjuni
    2. N
      NIku

      Nuk e di cfare pergjegjesie ka noteri ne Shqiperi, por ne SHBA noteri vetem noterizon firmen ne fund te dokumentit, qe eshte firma e personit ne fjale. Te kerkon karten e identitetit dhe pasaporten ose nje dokument zyrtar qe ka firmen tende dhe duhet ta firmosesh para noterit dokumentin qe te duhet. Pastaj ai vendos nje vule qe thote se personi ne fjale ka firmosur para meje kete dokument. Vetem aq.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Besniku.

        Niku, vazhdo ne Amerike. Te pershendesim.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Era

          Hhhhhhaaaaaaaaaa sa qesha, lotttt

          Përgjigjjuni
        2. R
          Rrupostivoski

          Ngaterron dollarin me nje gje tjeter, Niku. Kur shet-ble prone noteri eshte garanti qe prona ne fjale eshte e rregullt dhe eshte ai qe te dergon dokumentin e pronesise. Ti ngaterron noterin me oath commissioner qe vetem verteton qe firmose por nuk verifikon vertetesine e dolumentit.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tani

            O Niku! Ne Shqiperi Noteri ka tjeter rol. Ta them sepse jam avokat dhe noter ne SHBA prej 20 vitesh!

            Përgjigjjuni
            1. d
              diku

              Po jo mo Niku se nuk eshte ashtu! Noteri ketu ne Shqiperine tone te dashur ka detyrim ligjor te kontrolloj dokumentin para se ta firmosi ne rastin e shitjes se nje apartamenti. Ka nje ligj qe nje pallat e shet vetem nje noter ... qe do te thote noteri e di shume mire qe ate ap. ja ka shit nje personi tjeter... se vetem ai e ka regjistrin...harten..aktet e shitjes per ate pallat.

              Përgjigjjuni
            2. 1
              1

              Pune shqiptaresh,gjell qensh.Shtet rumpall.Shteti duhet te vendosi regulla te qarta per noteret se shitja e apartamenteve dy e me shum here po kthehet ne gangren.Shtepit duhet te hipotekohen qe ne grop ose te shiten mbasi te meret hipoteka

              Përgjigjjuni
              1. 1
                1

                Pune shqiptaresh,gjell qensh.Shtet rumpall.Shteti duhet te vendosi regulla te qarta per noteret se shitja e apartamenteve dy e me shum here po kthehet ne gangren.Shtepit duhet te hipotekohen qe ne grop ose te shiten mbasi te meret hipoteka

                Përgjigjjuni
                1. j
                  juristi

                  Ketu problemi nuk eshte vetem tek noteri, qe ne epergjithesi nuk ka asnje menyre per te vertetuar nese nje prone eshte e shitur me pare, pasi pronat qe shiten ne themel nuk kane regjistrim kadastre. Nga ana tjeter, per noterin ne fjale, ceshtja qendron ndryshe, pasi ai duhet te bente kontrollin e arkives se vet dhe te shikonte se prona eshte shitur njehere dhe te mos pranonte te bente kontraten e dyte, por te denonconte ndertuesin ne prokurori per mashtrim. Roli i noterit eshte te beje pikerisht ndermjetesin midis dy paleve ne nje shitblerje. Sidoqofte, ligji ne kete rast eshte i mete. Ajo qe duhet bere eshte qe ne ngjashmeri me vende te tjera, nje pallat ne ndertim duhe te regjistrohet ne Kadaster ne emer te ndertuesit me hartat dhe ndarjet e apartamenteve te cdo hyrje e kati. Cdo apartament qe shitet, duhet te regjistrohet ne kadaster kunder projektit ne fjale, dhe harta perkatese e pallatit te perditesohet duke treguar se ne cilen hyrje dhe kat eshte apartamenti qe shitet. Vetem mbas kesaj, bleresi mundet te paguaje ndertuesin sipas kesteve qe bien dakort, por ne kete rast bleresi eshte i sigurte qe apartamenti i tij nuk do shitet edhe here te tjera, pasi do jete kadastra qe do refuzoje regjistrimin e blerjes se te njejtit apartament, kur ai eshte i shitur me pare. Kjo eshte nje menyre qe ndertuesit te mos kene mundesine qe te fallsifikojne, pasi korrespondenca behet midis kadastres dhe noterit qe ben kerkesen atje, pa ndermjetesine e paleve te tjera.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drejtesia ben Ligjin = ?

                    Nga Dibra =? ha qendron fjlala e urte Popullore =? Dibran pa feh = ? dhe pa iman = ? Apo fjale boshe = ? gojdhane fjalei e cmendur apo e vertete = ? Po LIgji dhe Drejtesia do te jape nje vendim per keto gabime trashanike dhe shume demmtues nga ana Finaciare e zoterinjeve qe kane blere dy here apo me shume nje Apartament = ?

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      dibrani

                      Mos te kane shkerdhyet tet eme dibranet ty qe ke shkruar kete pacavuren? Dibranet, kur zbriten ne Tirane, te perzene nga jugosllavet, nuk uzurpuan pronat e tiranasve, sic bene pas 90 "tironsit e rinj" te Berishes, por i paguan me para ne dore shtepite apo pronat qe moren. Hapen biznese dhe jetuan me nder, prandaj u respektuan prej vendasve. Haxhi Lleshi, ishte i vetmi pushtetar komunist, qe e bleu vilen ne Tiranen e pasluftes, ku jetoi bashke me familjen. Kur te flasesh per dibranet, laje mire e mire gojen me sapun qe te te dale era e qelbur.

                      Përgjigjjuni
                    2. R
                      Real

                      Ky noteri bashke puntor ne kete krim. Zoti noter nqfse kjo shitje nuk do behej me noter a do kishte vlere juridike ? Pretendimet e tua qe thua se une nuk kam te drejte te bej verifikime nuk qendrojne se i ke ligjeruar vete ne dy rastet

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Loni

                        Po sikur t'a shiste dy herë tek noter të ndryshëm, cili nga noterët është fajtor?

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xhindi

                          Noteri i dyte.

                          Përgjigjjuni
                        2. X
                          Xhulio

                          Drurin, fillojeni nga noteri, derisa të gjeni atë tjetrin, për ta çuar në atë botë, ku të gjithë shkojnë me xhepa bosh.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dursakja

                            Asgjë nuk na suprizon nëkëto 30 e ca vite. Këto probleme priteshin dhe të tjera do të vinin dhe do të vijnë më pas. Pronat ju grabitën pronarëve me ligje "demokratike" çdo pasuri shtetërore po me këto ligje kaloi në pronarë të rinj(pjesëtarë bandash), politikanë hipokritë dhe mashtrues spekulluan me gjithfarë mënyrash dhe e ardhmja jonë domosdo -smërisht do të ishte një mënyrë. Nga gjithë kjo që kemi kaluar, gjërat më absurde po kthehen në normalitet, bota habitet, ndërsa ne habitemi me reagimin e tyre. Kështu i çojmë mesazhe politikës, vazhdoni se jeni ok.ç'eshtë kjo çmenduri! Por më e habitshme flasim për Europë! Në Europë çdo metër katror ka pronar të përcaktuar dhe në këtë çështje janë vënë pikat mbi i.Socializmi kishte ligjet e veta si sistem., por ky "sistem" nga cilët njërëz u shpik dhe ku vallë zbatohet?

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mirditori

                              Nuk ka as shtet as drejtesi ne kete vend se po te kishte nuk ndodhnin keto gjera. I shkaterrojne jeten tjetrit pa pike problemi.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kapedani

                                Noterin hidheni ne gjyq,nenshkrimi kontrates tek noteri kete gje supozon qe ai te beje kerkimet e duhura.Qenka mashtrues dhe maskara. Kurse ai palla nuk shkel me ne Shqiperi.Jashte shtetit ,Belgjika,Franca,Gjermania,Hollanda e kane me dy etapa shitjen e apartamantit.Ne fillim nenshkruhet nje si pune :" kompromisi shitjes" qe do te thote se te dyja palet jane dakort shitesi dhe bleresi.Bleresi depoziton ne llogarin bankare te noterit 10-15% te vleres te pergjitheshme.Me pas noteri ka 3-4 muaj kohe per te bere kerkimet e duhura per te verifikuar te gjithe dokumentacionin.Pastaj nenshkruhet akti blerjes dhe noteri kur firmos mban pergjegjesi pénale nqs nuk ka verifikuar te gjitha pikat ne baze te ligjit, psh apartementi nuk eshte shitur osé eshte ne procès shitje ,nuk ka borxhe, dritat,uji etj,nuk ka "kleçka" te fshehura sidomos nga ana ndertimore,elektrike dhe hidraulike.Keto duhet te kryhen nga noteri ,per kete gje ai merr edhe tarifen e vet.Po ne nje vend si Shqiperia keto gjera quhen çikerrima.E pabesueshme,noteri ju thote shkoni dhe verifikojeni.Aq me shume qe eshte ai vete qe e shet dy-tre here nje apartament.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Top qenefi ka mbledh mbeturinat e Sali kërmës

                                  Këtë ka bër edhe Grida Duma që tani punon te top qenefi i fiks fare.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Emiljano

                                    Ahmeti,albnistani,noteri kane nje gje te perbashket,jetojne ne nje shtet fallco me ligje fallco dhe njerez fallco

                                    Përgjigjjuni
                                    1. b
                                      bimi

                                      te qifte janulla ne bithe o emilhan... shko ne junanistan (keshtu e ka emrin ne harte gerqia jote) dhe ushtro profesionin e pederastit.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. f
                                      feliks

                                      budalla ishte TARRASI qe nuk i lejonte loket te shkelnin ne tirane, shifni kete shpellarin qe eshte bere noter , keta shpellare ngaterruan dhe bene lemsh nje shqiperi te gjithe.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        sapa

                                        Jemi ne 2024 dhe prape vazhdon kjo me Noteret dhe Permbaruesit e korruptuar.Kush ka mend ne koke nuk blen as nje Vazo lule ne Shqiperi!Kur nuk e mesuan deri tani shqiptaret se ku jetojne nuk e mesojne kurre me!Ska force ne kete bote ta ndryshoje kete vend hajddutesh!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. s
                                          seqiu

                                          Fute ne bythe ate diplome o S.P ,ku kolegji i notereve duhet ti heqe licencen ketij te pa gdhenduri qe nuk kupton qe jane klientet pa ha buke me luge floriri ky qelbesine.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje