Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare Zamir Dule, gazetari që u torturua nga policia e Berishës

5 Prill 2024, 08:20Sociale TEMA
Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare Zamir Dule, gazetari

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare, gazetari i mirënjohur i kronikës së zezë Zamir Dule. Gazetari ka ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë, ku ndodhej i shtruar pas ndërhyrjes kirurgjikale së cilës iu nënshtrua. Dule do të prehet në vendlindjen e tij në fshatin Miras të Korçës, ndërsa lajmi i hidhur është mësuar nga familjarë të të ndjerit.

Zamir Dule, ka kontribuar jo pak gjatë viteve të tij të punës.  Ai nisi punën si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe më pas filloi korrespondent i gazetës “Koha Jonë” për Qarkun e Korçës.

Në vitin 1994, ai erdhi në Tiranë ku mbuloi po sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Ai arriti kulmin në karrierën e tij në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”.

Zamiri u tërhoq nga profesioni pasi u dhunua barbarisht nga policia e ish- presidentit demokrat Sali Berisha në marsin e vitit 1997 në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”. Ai u shoqërua në polici ku u torturua e për pasojë pati edhe probleme të shëndetit mendor.

Qeveria e kryeministrit socialist Fatos Nano i akordoi gazetarit Zamir Dule pension special, në shenjë vlerësimi për punën në kushte të përndjekjes dhe sidomos për torturimin e tij nga struktura policore.

Pas largimit nga gazetaria Dule u zhvendos në Korçë, ku jetonte me vëllain në vendlindjen e tij, fshatin Miras të Devollit. Shëndeti i tij është përkeqësuar vazhdimisht.

11 Komente

  1. L
    Lexhenda kriminel i lindur në shpell

    Viktima e radhës Sali berishës

    Përgjigjjuni
    1. f
      feliks

      u prefte ne paqe, malokeria me ne krye plakun e viçidolit jane pergjegjesit kryesore, per vdekjen ne nje moshe kaq te re te ketij gazetari te vertete. keta shpellare shkateruan shqiperine, dolen nga shpellat dhe masakruan gjithe shqiperine, erdhen ne tirane dhe u bene notere, gjyqtare, avokate, drejtore,ministra, kryeministra dhe ngaterruan gjithe shqiperine. po shifja dje tek fiksi nje noter shpellar qe kishte noteruar te njejten shtepi 2-3 here, por me keqja me keta monstra eshte se s'ka burre nene te argumentoje me ta, s'eshte faji im thoshte, fajin e ka pronari qe shet shtepine 3 here edhe 5 here. nuk thone kot kur futen malokun ne stallen e derrave, derrat dolen menjehere nga stalla se nuk duronin dot brenda me shpellarin.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gazetar veteran

        E kishte nxjerrë Nikoll Lesi te “Koha Jonë” një përkujtimore sa për të larë gojën po nuk e thotë që “Zamirin e masakruan dhe e torturuan në mënyrë shtazarake agjentët e SHIK-ut e të policisë së SALI BERISHËS”, se është burrec (Nikollë Lesi domethënë) që sillet si kurva që i djeg dafllaku, nuk ka guxim të flasë për Salë shtazën.

        Përgjigjjuni
        1. Roberto

          Zamir Dule u prehte ne paqe. Ngushellime familjes,te afermve dhe kolegeve te tij. Me pelqen shume titulli i libri qe ka shkruar sepse kjo eshte me se e vertete. PERBINDESHI I TROPOJES KA VETEM NJE EMER: SALI RAM BERISHA. Une vite me pare e ka thene vazhdimisht ketu qe per mendimin tim Sali Berisha do mbetet ne libat e historise se Shqiperise si nje KRIMINEL ME DAMKE.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bozhigradi

            Ky në rininë e vet ka qenë një pedofil, qe rrinte ke dera e gjomnazit dhe ngacmonte çupkat e vogla. Mori atë që kërkoi

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jim

              Si nuk ka turp o legen merr ne goje nje te vdekur qe vetem duhet nderuar per guximin.

              Përgjigjjuni
              1. Roberto

                Po pse Bozhigradi cili i ri nuk ka ndenjur tek dyert e gjimnazeve per te njohur ndonje??? A keni akoma nga ato qepet?? Leri cupkat se tani kane ndryshuar kohet dhe metodat.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Polici i komisarjatit

                  Ti motërqiro me emrin Bozhigradi je i SHIK-ut të Salës.

                  Përgjigjjuni
                2. p
                  piktori

                  Mero o i meruar ne 97 flisje dhe shkruaje ndryshe per kete tipin o babam

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Toni

                    Gazeta Tema dhe Koha Jone ishin dy gazeta armiqesore ne vitin 97. Gazeta Tema perkrahte qeverine e aso kohe me ne krye Sali Berishen kurse Koha jone perkrahte bandat dhe Partine Socialiste qe ishte vendour politikisht ne krye te bandave qe dogjen Shqiperine me preteksin e humbjes se parave . Para qe nuk i moren kurre pavaresisht se Partia Socialiste i premtoj dhe dogji Shqiperine me 3 gishtat lart sa per te ardhur ne pushtet.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      PD rrumpalla ????????

                      O Tonyyyy. Po përse me tre gishta lartë? Dora ka pesë gishta. Apo dy kishin gjetur strehë më sumën tënde?

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje