
Plakja e popullsisë, stili i jetesës por edhe pasojat e Covid-19 po çojnë në shtim të numrit të personave që vuajnë nga sëmundjet kronike.
Raporti i monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë tregon se rritja e këtyre sëmundjeve për 2023-shin është 5.9% në krahasim me vitin 2022.
Hipertensioni është sëmundja më e shpeshtë në popullatë, pasuar nga diabeti ku janë mbi 90 mijë qytetarë të diagnostikuar
“Vendin e parë dhe rastet më të shpreshta janë pacientët që trajtohen me hipertension. diabeti është sëmundje që pas covid ka marrë hov dhe ka më të tepër raste, pra ka pësuar një trend rritje. Sëmundjet kardiovaskulare, sidomos ato ishemike kanë më pak raste por zënë vendin e tretë” , thotë mjekja e familjes, Xhentiljana Nazaj.
Më të rrezikuarit janë personat mbi 60 vjeç, por mjekët tregojnë se vitet e fundit po preken edhe moshat e reja.
“Kemi pasur një ulje të moshës të këtyre sëmundjeve kronike. kequshqyerja, jeta sedentare, mungesa e aktivitetit fizik, këto kanë ndikuar”, thotë mjekja e familjes, Xhentiljana Nazaj. Rritja e sëmundjeve kronike ndikon edhe në ecurinë e shpenzimeve të rimbursimit të ilaçeve./vizionplus.tv.
Nuk di kush eshte kjo mjeke ,por dua te jap nje keshille per te gjithe mjeket e Familjes ,ata jane porta e pare qe perballen me pacientin dhe sa me te ditur te jene ata aq me e madhe eshte ndihma qe do i japin pacientit sigurisht deshira per te dhene ndihme eshte e para . Kur pacienti paraqitet tek mjeku i familje detyra e mjekut eshte ti mare mje anamneze te detajuar ne cice e ne murice sipas shprehjes popullore te mos pertoje dhe jo te beje rolin e policit te trafikut per nje diagnoze te plote kjo eshte detyra e tij jo deshire sidomos tek pacientet kronike dhe te moshuar . Kollaj eshte te flasesh por shume e veshtire per te sheruar dhe per te trajtuar . Po jap nje rast me njeriun tim . Eshte i semure kronik dhe mjeku ne Itali i kishte dhene nje medikament per ti qetesuar dhimbjet ,antinflamator ne grupin e Ibubrofenit por me i forte dhe nje doze maximale . Ishte qetesuar nga dhimbjet por i dha edeme tek kembet .U bene merak dhe shkoj tek mjekja e familjes :pergjgja e mjekes , ilacet qe te ka dhene doktori i italise i ke shume te mira keshtu qe nuk ke gje . Pa u thelluar se ky ilac ka dhe efkte anesore kur vete firma jepte keshille farmacive qe te kene kujdes ke doza e ilacit sidomos tek te semuret me risk . Mjeku i familjes mos ta percjell pacientin me dy llafe jo te gjithe dine dhe i japin dum ,mjeku duhet te lexoi per vehte ne radhe te pare qe te jape ndihmen e duhur dhe jo te bredh pacienti der me der per te zgjidhur problemin por kollaj fare ti thoshte nderprit kete ilac .Por mjeku me siguri se ka ditur per vehte sepse nuk lexojne . Keshtu marin me qafe njerzit .