
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 45 vjet, Abdurahman Pupli vazhdon me përkushtim dhe pasion zanatin e këpucarit. Pasi nisi që në moshën 15-vjeçare i ka siguruar të ardhurat për të rritur familjen e tij.
“Unë me këtë profesion kam shkolluar edhe fëmijët….Me thënë të drejtën, ja kam parë lezetin këtij zanati”, thotë ai.
Pasionin e tij nuk ja ka dalë t’ia trashëgojë asnjërit prej 3 djemve të tij. Ky është dhe pengu i tij më i madh. Të rinjtë nuk preferojnë të punojnë në të tilla zanate, duke sjellë kështu dhe një hendek në këtë sektor.
“Sa vjen dhe po dobësohet dhe nuk ka profesionistë më, të rinjtë po ikin në emigracion, mania për të marrë lekë më shumë, për të siguruar të ardhura. Nuk ja dinë rëndësinë dhe prandaj ndjekin më shumë emigracionin”, shprehet i moshuari.
Si një profesionit në punën e tij, këshilla që ai ka për të rinjtë është studimi i tregut, pasi këta sektorë duken të parëndësishëm, por në realitet tregu ka nevojë për të tillë profesionistë.
Një profesion që nuk kërkon shumë vite për t’u studiuar dhe me pak dëshirë, mund t’ia dalësh të krijosh të ardhura të mirë dhe të kesh në të ardhmen biznesin tënd.
Nuk ka me te rinj jooo. I hengri Rilindja me 40 hajdute. Ja hëngri shpresen ja hëngri te ardhmen.
E shkateroi Saliu i pari qe pas 90- tes me thirjet qe ketu nuk jetohet e duam Shqiperine si e gjitje Europa pa zanat vetem me droge prostitucione u shkateruan te gjitha vendet e punes se keshtu na ka xhan BOTA , dhe RINIJA mori ruget e kurbetit . Sigurishte nuk perjashtohet dhe PS-ja ajo hedh gurin dhe fsheh doren . Kane dale sheshit te gjitha por eshte teper vone ,mjer vatani mjer mileti