QSUNT, ka reaguar pas denoncimit të deputetes së Rithemelimit Albana Vokshi, se në qendrën spitalore ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike e për pasojë kanë humbur jetën 4 pacientë të cilët kanë qenë të intubuar.
Në një deklaratë për mediat, QSUNT ka mohuar diçka të tillë, duke sqaruar se në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror, por është bërë ndërhyrje e menjëhershme për rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës.
Reagimi i plotë:
QSUNT shpreh keqardhje për deklaratat e pavërteta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, të cilat afektojnë drejtpërdrejtë pacientët dhe shëndetin e tyre.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sa i takon deklaratave të bëra nga anëtarët e komisionit për ndërprerje të energjisë elektrike në një prej godinave të këtij spitali sqaron si më poshtë vijon:
Në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror. I menjëhershëm ka qenë reagimi i teknikëve shtesë të gatishmërisë të QSUT-së të cilët në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i kanë dhënë zgjidhje kësaj problematike duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës.
QSUNT sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë sikurse është raportuar ditën e sotme për humbje jete të pacientëve dhe se shërbimi ndaj tyre nuk është cenuar në asnjë moment.
Nuk marim vesh se cfar behet.Njeri thote vdiqen 4 vete tjetri thote jo.A ka ndonje institution qe te verifikoje gjendjen dhe te sqarohet publiku per te verteten.Dhe gazeta a ben ndonje verifikim apo boton cdo gje qe degjon rrugeve,d.m.th fut derrin ne thes.
"Neri"! Shko pyt "malokun (qytetarin) digjital" se ta spjego aj. Py Dy-ja e tyne e ka kallxus me bese çata.
Po pra patronazhiste,.A ka njeri te mbylle keto goje te Liga.A ka organe ta verfikoj kete problem qe te mbyllet kjo goje e lige qe qelb dynjane si shpifes nga njera ane ose mohimin nga ana tjeter.Ajo qe ka te drejte te te beje denoncim se nuk eshte kaq e lehte qe vdiqen 4 veta ose te genjesh per vdekjen e kater vetave.Per organet kopedente me duket mua verifikimi eshte shume e lehte,shko ne Spital dhe shif dekumentacionin,dhe publish factoring so shpifsin.
Albana Vokshi kur e bëri këtë deklaratë ka qënë për Vete pa brekë se nuk ka patur energji në shpi.
Vokshi mundohet te barazojë rekordin e 21 janarit ku qeveria e saj vrau 4 protestues,por doli genjeshter.Bile dje humbi jeten nje gazetar,i cili pas torturave te njerezve te Berishes nuk e mori vehten dhe vdiq ne nje moshe te mesme.Keshtu qe keta te ish PD vazhdojnë te perdorin komisionet qe me aq mund u ngritjen ,per te dizinformuar,shpifur per te bere politike qe nuk e degjojne me shqiptaret
Perhapja e lajmeve te rrema me qellim perhapje paniku,apo motive te tjera destabilizuese,Jane vepra penale te denueshme.I bej Thirrje Duman ASPAK-ut,te hape proces hetimin ndaj deputetesh fytyrderre Vokshi.Dixhital apo jodixhital,pergjegjes eshte ajo qe e nxjerr nga goja genjeshtren destabilizuese.
Pikerisht kete thote edhe Vokshi. Perse nuk vdiqen 4 vet, 40 apo 400 njerez qe surrati i saj te ngopej me fatkeqesine shqiptare. Packa… packa! Duan edhe voten tone Keta fashiste te felliqur