Kryeministri Edi Rama informon se ka nisur zyrtarisht sezoni i jahteve në Durrës.
Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë disa foto nga jahti, ndërsa shkruan se “ArtExplorer” ka vizituar këto ditë bregdetin tonë, për t’u rikthyer sërish me një ekspozitë lëvizëse nga perlat artistike nga Muzeu i Luvrit në Francë.
“Nga Durrësi nis zyrtarisht edhe sezoni i jahteve, me “ArtExplorer” që ka vizituar këto ditë bregdetin tonë duke premtuar surpriza për vitin e ardhshëm, kur do të rikthehet sërish si një ekspozitë lëvizëse me perlat artistike nga Muzeu i Luvrit në Francë, e që patjetër Durrësi s’ka si të mungojë në intinerarin e Mesdheut”, shkruan Rama.
bejne edhe nje furnizim me nafte pa taksa kaq thjesht eshte vizita ne Durres.
PENSIONET , OR BOSS !!
Kjo ishte marreveshja qe beri KM yne me Macron?! Sa me "fat" qe jemi si popull!!! ( a ka ndonje lajm mbi takimin "tet a tete" midis tyre?).Lum NE per Qeverine e "ndershme" qe kemi!! Vetem "lajme bombastike" degjojme!! Na rrofshin turistet, se plehrat i kemi bere piramide gjitheandej! Telat e lloj lloj sherbimi jane si rrjeta merimangash neper qytete! jemi bere ku ske ku te na kapesh! Ska mbetur gjallese dykembeshe pa pervetesuar pasuri publike me bekimin e krye hajduteve majtas e djathtas!( qe ne fakt skane as Din e as Iman) sic thote nje fjale e urte popullore!! Rrofte Shqiperia dhe Shqiptaret e Ndershem kudo ku ndodhen neper planetin Toke!
e paskeni pushkatuar fare fotoshopin ! e kini bere detin e durrsin sikur eshte ne karaibe