Histori si nëpër filma: Ish-prostituta nga Tirana surprizohet nga ish-klienti i saj, i propozon "live" në emision për martesë

28 Dhjetor 2022, 17:43Sociale TEMA

Histori si nëpër filma: Ish-prostituta nga Tirana surprizohet nga

Një propozim i pazakontë ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në emisionin "Pa Gjurmë" në Report TV, ku një ish-punonjëse seksi u surprizua live nga ish-klienti i saj.

Olsi, 24-vjeçari me të cilin bashkëjeton sot Teuta 26-vjeçare, mbërriti në studio dhe e propozoi për martesë. Jo pak emocione dhe lot gëzimi dhuroi ky çast në studio, kur të dy u pushtuan në përqafime.

Historia e Teutës ngjan me atë të 'Pretty Woman'. Ajo është nënë e dy fëmijëve, ndërsa rrëfeu një histori tronditëse, sesi gjeti dashurinë e jetës, pasi përfundoi trotuareve nga dhuna barbare e ish-bashkëshortit. 

Odeta Dume: Sot me kë jeton?

Ish-punonjësja e seksit: Me djalin që jam dashuruar

Odeta Dume: Ai e di historinë tuaj, që keni edhe vajzë?

Ish-punonjësja e seksit: Ka qene klienti im, ai me largoi nga kjo rrugë dhe më ka ndihmuar shumë

Odeta Dume: Të ka propozuar për martesë?

Ish-punonjësja e seksit: Jo akoma…se di pse! Unë e dua shumë…

Ishte ky momenti, që u shfrytëzua nga Olsi, i cili pasi hyri papritur në studio me një unazë në dorë iu drejtua me fjalë zemre gruas që dashuron.

Olsi: Mos qaj, më ke mua

Teuta: Uaaa...nuk e besoj që je këtu

Ai u ul në gjunjë dhe nxori unazën, ndërsa për 26-vjeçaren ky moment si nëpër filma, do dukej thuajse i pabesueshëm.

Olsi: Do të martohesh me mua?

Teuta: Po dhe vetëm po

Ishte ky çasti më i paharrueshëm për Teutën, e cila mori edhe një buqetë me lule në emër të dashurisë, nga njeriu tek i cili ka gjetur mbështetjen më të madhe.

Ajo erdhi në studion e emisionit për të bijën të cilën prej kohësh nuk e takon dot, që ditën kur u largua prej dhunës shtatzënë me fëmijën e dytë. E penduar për atë që ka kaluar në të shkuarën, mes momenteve të gëzimit nga surpriza që iu bë, 26-vjeçarja ka një mesazh edhe për vajzën 3-vjeçare.

"Pasi u dhunova për të disatën herë vendosa të ikja, nuk i harroja sytë e time bije në lot. Nuk e mora dot se nuk e dija ku do të shkoja. Isha në muajin e 8-të të shtatzënisë kur pas lindjes së djalit u detyrova të dilja trotuareve për të gjetur klientë. Ata vinin në shtëpi, kur djali i vogël flinte gjumë. 

Ka kaluar kohë e gjatë, që nuk e kam parë vajzën dhe më mungon shumë. Më ka marrë malli, por ai nuk ma lë as ta shikoj dhe as të flas me të. Bija ime të dua shumë", -përloti 26-vjeçarja.

5 Komente

  1. p
    popull

    Kot nuk thone pac fatin e kurves. Edhe tet bije per vete e ke, vetem sa ia ke lene te ta rrite atij fatziu burre.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      O "populli" shko eprovoje atë zanat ,se mos të hecën dhe ty !!! Gjej ndonjë pasanik që taj torrën për natë. Idiot,Debil,Injorant,teveqel,byth q..ë,peder,....

      Përgjigjjuni
    2. J
      Juli

      Fukarallëk maskarallëk. Njerëz janë dhe ato,zemra i dhëmb për fëmijën.gjënah. Jo si këta BAXHELLAT e televizorëve që skanë asnjë ndjejë për asnjë njeri. Vetëm për lekë.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sheqeri

        Aq i thare per pidh ka qene ky Olsi sa ju desh te bente heroin qe te merrte per grua nje prostitute me dy femije. Pas ca kohesh ajo do i jape nje femije dhe ky do rrisi tre femijet per vetem nji. Pastaj ajo do i thote me dhemb icik koka dhe nuk do kete me as pidh dhe Olsi do shkoje prape me prostituta . Kar burre!

        Përgjigjjuni
        1. w
          www.youngtribune.com

          Me duket si shume skenar I pregatitur per te qene nje histori e vertete.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje