Historia e priftit që udhëton tetë orë në këmbë mes borës për të mbajtur meshën në Currajn e Epërm

22 Janar 2024, 09:44Sociale TEMA
Historia e priftit që udhëton tetë orë në

Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.

Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit.

Në një kohë që i gjithë vendi është përfshirë nga temperaturat e ulëta, duke sjellë izolimin e fshatrave, prifti u nis së bashku me miqtë e tij për të mbërritur në këtë zonë kaq të thellë, në të cilën jetojnë vetëm dy banorë, nuk ka energji elektrike, valë telefoni dhe as rrugë për mjetet.

Edhe rruga e kuajve e përshtatur si rrugë për këmbësorët, është aq e rrezikshme, sa grupi është detyruar të kalojë përmes përrenjve, me prurje të mëdha. Pas 8 orëve ecje, Dom Gabrieli mbërriti te kisha në Curraj të Epërm, ku mbajti meshën e shenjtë.

Këtë rrugëtim, Dom Gabriel Grabanica e bën çdo vit, edhe pse fshati gjatë dimrit ka vetëm dy banorë.

 

7 Komente

  1. D
    Deep Purple

    Bravo bravo

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Bravo Pater.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Heretiku

        Falenderim dhe mirenjohje per sakrificen e ketij njeriu te kishes.

        Përgjigjjuni
        1. e
          e

          Dhe hoxha e ben kete sakrific ,,,per allahun ,,,

          Përgjigjjuni
          1. G
            Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

            Dom Gabriel Grabanica ishte edhe luftetare i UCK-se.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Deqani

              Merrni shembull o islamista! Ja shqiptaret e vertete me dukje e me vepra.

              Përgjigjjuni
              1. A
                ALMA

                Bravo .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje