Situata nga dëbora në Theth, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

21 Janar 2024, 14:10Sociale TEMA
Situata nga dëbora në Theth, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të

Qarkullimi vijon normalisht në Theth për të gjithë ata që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën atje.


ARRSH apelon që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

“Rruga është e pastruar, qarkullimi vazhdon normalisht, po punohet me zgjerimin e pjesës kaluese. Temperatura -1°C.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thekson ARRSH.

Lini një Përgjigje