Humbën rrugën në malin e Dajtit, gjenden pas disa orësh turistët çekë

14 Prill 2024, 11:05Sociale TEMA
Humbën rrugën në malin e Dajtit, gjenden pas disa orësh

Dy turistë çekë të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit, për shkak të terrenit të thepisur, janë gjetur pas disa orësh kërkim-shpëtimi.


Ata kishin mbetur të izoluar në terrenin e thepisur të malit, ku menjëherë pas njoftimit, policia ka organizuar operacionin e kërkim-shpëtimit dhe pas disa orësh kërkime intesive për shkak të terrenit të vështirë dhe lagështisë së vendit, është bërë e mundur lokalizimi i turistëve.

Turistët morën ndihmën e parë mjekësore dhe u pajisën me ushqime e veshje dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Lini një Përgjigje