Punimet në kantierin Porto Romano-Durrës, Loti 3 po vazhdojnë me intensitet të lartë deri në përfundimin e saj.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ky kantier dhe shprehet se ky projekt do lidhë zonën e Porto Romanos me segmentin Tiranë-Durrës, duke shmangur kështu trafikun brenda qytetit të Durrësit.
“Mirëmëngjesi dhe me kantierin Porto Romano-Durrës, Loti 3, vepër që do të lidhë zonën e Porto Romanos me segmentin Tiranë-Durrës, në daljen e Shkozetit, duke shmangur trafikun brenda qytetit të Durrësit, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.
Isha ne Tirane kto dite...trafiku me keq se kurre...megjithe unaza, nenkalime etj....ka dicka qe nuk shkon...