I morën ryshfet 2.7 milion lekë pronarit të furrës, OSSHE pushon nga puna dy punonjësit

23 Janar 2024, 10:21Sociale TEMA
I morën ryshfet 2.7 milion lekë pronarit të furrës, OSSHE

Një procedim administrativ ka nisur ndaj punonjësve të OSHEE-së, të cilët u filmuan duke marrë 2.7 milionë lekë të vjetra ryshfet nga pronari i një furre buke.

“Pas pamjeve të publikuara sonte në mbrëmje nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, OSHEE Group ka marrë masat e menjëhershme për nisjen e procedimit administrativ ndaj dy punonjësit A.P dhe R.K, procedim i cili do të konkludojë në masa penalizuese (largim nga detyra), ndërsa rastin e dokumentuar do ta përcjellë për procedim penal”, njofton OSHEE.


“OSHEE Group shpreh gadishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me organet ligjzbatuese për zbardhjen e plotë të përgjegjësive nga ana e dy punonjësve të saj dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të denoncojnë në nr. 069 41 41001 çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e çdo punonjësi të OSHEE group”, thuhet më tej në njoftim.

Zef Gjelaj u ankua në emisionin investigativ se këta punonjës i kanë kërkuar me ngulm këtë shumë, me qëllim që t’i rimbursojnë energjinë elektrike. Me zë dhe figurë, Fiksi faktoi se dy punonjës të OSHEE-së kanë marrë ryshfet. I pari në vitin 2022, ndërkohë i dyti në dhjetor 2023. Madje, ky i fundit shumën prej 2.7 milionë lekë ia merr brenda furrës.

Ndërkohë, disa orë pas kësaj pageste, punonjësi që i mori këtë shumë, ia rregullon të gjitha letrat dhe faturat. Ryshfeti i kërkuar është gjysma e debisë që pronari i furrës ka paguar energjinë elekrike dhe duhej t’i kthehej atij. Por, nga 5.4 milionë lekë që do t’i rimbursohej, 2.7 ia morën brenda furrës këta punonjës!

6 Komente

  1. P
    Prind

    Hë se kur te harroet muhabeti, i marrin perseri ne pune, madje i bejne drejtora. Po tregove me vepra qe je hajdut, Rilindja te gradon ne detyre . Jo me kot kane nga 10 vjet drejtorat atje e nuk i levizin, kur dihet qe dhe uji qelbet po ndejti gjate.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saleshi

      Do ja çojnë Saliut ti dekorojë , pa merak ..... ti punësojnë në SHQUP ✌????

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tirona

      Prandaj shkon cmimi i energjise ne keti shifra,se paguajme ne per te gjithe abuzuesit qe per fat te keq jane shume

      Përgjigjjuni
      1. A
        Argito

        Ç’lidhje ka çmimi me pagesat e tua . Ke një matës dhe faturohesh për sa harxhon . Injorancën ruajeni për te ✌???? , poshtë dritares .

        Përgjigjjuni
        1. f
          foshnja

          Injorante je ti se gjithe ky abuzim nga lart poshte eshte para e humbur, e vjedhur e cila mund te perdorej per te ulur cmimin e energjise dhe te mira te tjera. Njerezit i kalojne netet mbuluar me batanije dhe nuk arrijne te ngrohin me shume se nje dhome se fatura te vjen sa te gjitha te ardhurat mujore. Si ne kohen e komunizmit dhe tani njerezit nuk dalin dot nga kufijte e mbijeteses dhe jo me te mendojne per lumturi ne jeten e tyre

          Përgjigjjuni
        2. E
          Ernir

          E Tirona clidhje ka rimbursimi i keti zoteris me faturen tuaj ????

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje