Coca Cola në Shqipëri

22 Janar 2024, 17:42Sociale TEMA
Coca Cola në Shqipëri

Një kanace coca-cola si zbukurim në shtëpi! Sado e çuditshme, kjo është një histori shqiptare e kohës së komunizmit.

Shqiptarët e shikonin shishen apo kanacen e lëngut të gazuar si një simbol të perëndimit. Këtë mesazh u përcoll edhe kur kompania hapi fabrikën e saj të parë në Shqipëri, e cila njëkohësisht ishte edhe investimi i parë i huaj serioz në vend.

Madje në atë kohë e kanë quajtur dallëndyshja e parë e investimeve të huaja. Historia nis në vitin 1994.

Punimet për ngritjen e fabrikës së Coca-Cola në Shqipëri zgjatën 83 ditë dhe aktiviteti prodhues nisi me vetëm 20 punonjës.

Nga viti 1994 deri 1997, portofoli i kompanisë u zgjerua edhe me markat e Fanta dhe Sprite.

Sot kompania ka 342 të punësuar në linjat e saj të prodhimit të cilave u është shtuar edhe një markë tjetër e njohur Schweppes. (Adi Darsi)

2 Komente

  1. S
    Shqip

    Çfarë ishte ky? Lajm, apo reklamë? Sepse ishte një shkrim pa lidhje. Lajm, jo e jo. Por edhe reklamë po të ishte, më vjen keq por edhe një fëmijë i klasave fillore do e bënte më të bukur. Ah mor gazetar, dukesh që provimet i ke marrë me lekë (ose euro). Më serioz herën tjetër, sepse bën vaki, ka edhe lexues që kanë mbaruar të lartën pa paguar nën dorë. Tung.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Heraldika

      Inagurue nga vete naltmadhnia e tij mbreti Sali I von Vicidolus, me fjalet epike: « Fabrika e koka kols asht dallendyshja e pare e kapitalizmit shqiptar. » Gezuar 30 vjet uje me sheqer, o shqiptare!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje