Ilir Meta: Respektoj veç punën e gazetarëve të paanshëm, kjo qeveri po i deskrediton me presion e shantazh

3 Maj 2022, 10:40Sociale TEMA

Ilir Meta: Respektoj veç punën e gazetarëve të

Ilir Meta ka reaguar i shqetësuar për lirinë e medias në vend. 

Ai thotë se mbështet punën e gazetarëve të pavarur. 

Presidenti nënvizon se qeveria po deskretiton me presion dhe shantazh median.

Postimi i plotë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vlerësoj dhe respektoj punën dhe përpjekjet e çdo gazetari kurajoz dhe media të pavarur në vend, për informim të drejtë dhe të paanshëm, mbështetur mbi fakte dhe prova.

Një media e lirë, e pavarur dhe e përgjegjshme është thelbësore për çdo demokraci funksionale dhe të qëndrueshme.

Por kur shumica e gazetarëve vijojnë të jenë pa kontrata pune dhe sigurime të rregullta, të keqpaguar, të detyruar të punojnë me orare të stërzgjatura dhe në kushte aspak dinjitoze, si dhe kur institucionet e ngarkuara për mirëfunksionimin dhe rregullimin e medias publike janë tërësisht të politizuara, atëhere autocensura dhe censura redaktoriale janë të pashmangshme.

Kjo i krijon terren kontrollit dhe ndikimit politik të mediave, nëpërmjet përcaktimit të linjave editoriale dhe përhapjes së dizinformacioneve të qëllimshme, që diktohen nga burime të errëta financimi, presioni dhe shantazhi qeveritar, me qëllim final centralizim të informacionit dhe forcim të autoritarizmit.

Nuk është rastësi që vit pas viti janë rritur edhe aktet e dhunës policore, ndalimet pa shkak, kërcënimet, shantazhet dhe fyerjet publike ndaj reporterëve shqiptarë.
Gjuha e presionit, denigrimit, frikësimit deri dhe urrejtjes ndaj gazetarisë si profesion, gazetarit si individ apo vetë komunitetit të medias në tërësi, përbën kërcënim serioz për të gjithë shoqërinë dhe rendin demokratik.

Ndaj edhe Shqipëria, sipas raportit më të fundit të "Reporterëve pa Kufij" ka rënë frikshëm me 20 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, duke u renditur e fundit dhe lënë pas edhe vende të sapo dala nga lufta dhe ku ka patur tensione të forta sociale.

Siç evidenton dhe ky raport "gazetarët në Shqipëri vijojnë të përballen me presione politike që u përkeqësuan në vitin 2021 nga përpjekjet për të kontrolluar informacionin gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe pandemisë Covid-19. Klasa politike kërcënon pavarësinë e redaksive nëpërmjet institucioneve shumë të politizuara të rregullimit të medias dhe menaxhimit të medias publike. Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme të rregullta politike që synojnë t'i diskreditojnë, si dhe kanë vështirësi në aksesin e informacionit publik".

Në kushtet kur dhe organizatat lokale të mbrojtjes së reporterëve janë pothuajse inekzistente, pjesërisht apo tërësisht të kapura, vetë gazetarët duhet të organizohen, të kenë një qëndrim më të unifikuar, të jenë më transparentë ndaj çështjeve të pronësisë së medias dhe ndarjeve politike, por më e rëndësishmja të mos presin që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet klienteliste.

Rikthimi i lirisë së mediave do t'i shërbejë jo vetëm transparencës por llogaridhënies në çdo nivel.
Media e lirë, e pavarur dhe në shërbim të interesit më të lartë publik, është një qëllim për të cilin duhet të përpiqemi dhe të bashkëpunojmë të gjithë.

4 Komente

  1. B
    Banda e Vilave te Lalzit sekuestrim pronash

    lajmerim nga Gjykata e Larte : Te gjithe Pronaret e Vilave te Lalzit qe nga dy kermat ishPresidente, salih muta , te Deklarojne ne Medie - Tapite e Pronave te zaptuara ne Lalz ku kane ndertuar Vilat e tyre badna e krimineleve Poltikes 30-vjecare . Kush ja dhuroj Pronat ne Lalz Krimineleve te Politikes ??????????

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Fshatari injorant hajdut i korruptuar,nenkupton këta dy si gazetare të paanshëm ?

      Përgjigjjuni
    2. L
      Levendi

      Gezuar Like Floriri,likja i 700000 eurove,sa bukur ke dale ne kete foto ne shoqerine e dy me nder gazetareve "te pavarur" te Berishes e te tute.Te te memorizojme e te te kemi kujtim se mos te humbasim,se na duhesh per dimer!Ne e rruan ti per gazetarine apo qofte dhe per nje shqiptar te vetem,cpohemi ne hunde ne te tjeret.I papare e i padegjuar!Me kujtohet xhyzi kur shprehej si edepseze klasi qe eshte "kapeni per zhelesh,nxirreni jashte"!Kishte te drejte ne fjalet e saj,por me nje ndryshim se keto fjale duhej t'i thoshte per ty si vemje politike qe je dhe per zhelesh duhej e duhet te kapesh ti e te rrasesh tek 313-ta sa me pare qe te jete e mundur!Je i vetmi ne kete vend qe ne vend te hapet dheu e te futesh brenda nga turpi (qe e ke ngrene prej kohesh me buke thate),zgerdhihesh si Urjah Hipi i Dikensit sikur ke bere hinere te medha e duhet te marrsh ndonje nga ato llamarinat qe ke mbushur shqiperinje per te "blere" votat e opinionin e shqiptareve anekend neper shqiperi.Ne fakt presim te dekorohesh dhe ti nga DASH-i amerikan se shpejti,se e verteta eshte qe e meriton nje dekorte te tille dhe kete e di dhe ti e Monika,ndaj ta gezosh paraprakisht!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baftjar

        Z.Meta! Mjafton fotoja ne krye te ketij shkrimi dhe une te kuptoj ty! Letra e Non grata per Ty duhet te vij me 01minute te dates 25 korrik!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje