Inspektim urgjent në pallatin “Arlis”, kryeinspektori Sula: Të zbulohet shkaku i zjarrit

15 Prill 2026, 11:45Sociale TEMA
Inspektim urgjent në pallatin “Arlis”, kryeinspektori Sula:

Inspektorati i Përgjithshëm ka urdhëruar nisjen e një inspektimi të menjëhershëm në pallatin “Arlis”, pranë zonës së njohur si Farmacia 10, pas zjarrit të rënë një ditë më parë.

Përmes një urdhri të posaçëm, Kryeinspektori Dashnor Sula ka kërkuar verifikime të detajuara pranë subjekteve private që operojnë në këtë godinë, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të incidentit.

Sipas njoftimit zyrtar, inspektimi do të kryhet nga trupat e Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Ky veprim vjen pas zjarrit që përfshiu ambientet e pallatit një ditë më parë, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë teknike dhe respektimin e standardeve nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në këtë ndërtesë.

Autoritetet synojnë të verifikojnë nëse janë respektuar të gjitha rregullat dhe standardet e sigurisë, ndërsa pritet që në vijim të bëhen publike edhe rezultatet e inspektimit.

5 Komente

  1. R
    Realisti

    Po perse tani o gjel Peqini? Ku ishe me pare? Duhet patjeter te ndodhe dicka qe te funksionojne institucionet si kofili pas te vjelave. 95% e pallateve me kete lloj materiali jane ndertuar, cfare do tu besh do ti zhveshesh, por mos u merzit se çudia me e madhe 3 dite zgjat. Do verdallisen ata inspektoret nga 2 dite neper Tirane, do mbushin xhepat me lek duke perfshire dhe % tende dhe do rikthehen ne zyra deri ne episodin tjeter.

    Përgjigjjuni
    1. Qeveri leshi pa standarte

      Të ndryshohet me utgjenc vrshja me polisterol e pallateve Të vishen me leshë xhami që nuk digjet

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genjeshter

        Po cfare inspektimi do besh ti mor rryp me ata qe ke aty ne institucion, nje tufe te paaftesh dhe fshatare qe ishin xhepshpuar dhe jane fryre si kacek nga gjibat qe vendosin per xhepat e tyre. Rinovo institucionin , merr ne pune te rinj e te reja pa miqesi e pa lodhje me pusht etin dhe fillo nje ere te re edhe pse ti je xhakete e vjeter e rreckosur per vete. Ai qe ka ndertuar ate pallat dhe shume te tjera e ka ne xhep shtetin e kalbur dhe as i ben syri terr se ti ben sikur do e inspektosh. Shumica e ndertimeve te kohes “ moderne “ te lalit jane si ky qe u dogj, se perdoren materiale plastike me cilesi te dobet si ne veshje dhe parvaze ballkonesh e dritaresh, nderkohe qe vlera e ketyre materiaeve eshte shume e ulet, cmimi i apartamenteve rritet pa kriter. Jane me te prapambetur ne Spanje, Itali etj qe vazhdojne te perdorin mermere e granite sesa ne ketu ne kete vend menxyre, qe ti llapush dhe palloshi yt e katandiset plehre me korrupsionin galopant qe kurba e te cilit ka hipur ne infinit. Prandaj mos na trego perralla me kontrolle e inspektore qe e shkruani perrallen sipas madhesise se zarfit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirona

          Si kane marre leje ndertimi keto izolime? Si kane marre leje shfrytezimi keto pallate? Si jane kolauduar keto banesa? Kush mban pergjegjesi? Ku jane instutucionet shteterore qe DUHET te miratojne e verifikojne keto procese? Ne keto kushte ASNJE kompani sigurimi te mos beje gafe qe te siguroje banesat ne Shqiperi nese nuk jane plotesuar 100% kushtet teknike te ndertimit.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qemali

            E pe zjarfiksen o Dashi: mezi e hidhte ujin deri te kato 6. Po shkallën e pe, mezi arrinte te kati 5. Si do ja bëjnë lrg qoftë te pallatet deri në 70 kate?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje