Ish kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka bërë një propozim lidhur me qendrat e emigrantëve të ngritura në Shqipëri, nga marrëveshja mes dy kryeministreve Edi Rama dhe Giorgia Meloni.
Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Renzi ka sugjeruar që qendra e emigrantëve në Shqipëri të transformohet në një burg për shqiptarët e dënuar në Itali, të cilët kanë pasaportë shqiptare.
“Së bashku duhet të ndalojmë së shpenzuari paratë e italianëve kot. Kampin e emigrantëve në Shqipëri mund ta transformojmë në një burg për të dënuarit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Itali,” u shpreh Renzi.
“Të tjerët vetëm kritikojnë dhe përdorin slogane; ne ofrojmë alternativa konkrete. Çfarë mendoni, a do të na dëgjojnë këtë herë?”, shtoi ai duke kritikuar kundërshtarët e tij politikë.
Propozimi i Renzit pritet të ngjallë debate të shumta, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, duke qenë se prek tema të ndjeshme si emigracioni dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Oh sa qejf.
Ky do betet si nji nder Kryeministrat me jetShkurter ne detyre ,por dhe me i deshtuari ,i cili kerkon te rekuproje Deshtimin e tij prej FakePolitikani me te tilla deklarata nen maska te nji Populisti,qe i ngjan nji revolte ( permbytje) te mutit nga WC-ja Politike ku ka dekantuar . Sidoqofte tonit stonues ,ide jo e keqe z.Ronzi
le ti qoje kriminelet ne skandici po i pelqeu gjadri le te perdoret vetem per qellime humanitare dhe asistence per emigrante edhe ato ne rrezik duke i trajtuar rastet e tyre nepermjet okb me shtetet nga te cilat jane larguar dhe ndihen te pasigurte qe te mos rrine duke ikur tere jeten nga njeri shtet ne tjetrin. Emigrantet e tjere le te presin procedurat e azilit ne kushte me te mira se ne itali
O rrot k*ri kur të bëhesh prap kryeministër fol kështu...